Lakror me Presh - Në Kuzhinë me Luljetën... **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Lakror me Presh - Në Kuzhinë me Luljetën...

Fatjon Kaloci
8.7.16
Përbërësit:
Miell ( 250 gram )
Vezë ( 1 kokërr)
Presh ( gjethet e gjelbra vetëm)
Gjizë (300 gram )
Djath, Qumësht, Vaj Ulliri, Ujë, Kripë

Përgatitja:
Në fillim zëmë brumin me dy grushta miell, 1 vezë, vaj gjelle ose ulliri, ujë te vaket, kripë.
E ndajmë brumin në dy pjesë njërën e bëjmë më të plotë dhe e vendosim në tepsi.
Pasi i kemi larë dhe grirë gjethet e preshit i kavërdisim me vaj ulliri, dhe ju hedhim ujë. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë të ziejnë deri sa të bëhen gati sa të të mos na kërcasin në gojë.
Në këtë moment hedhim gjizën ose djathin, qumështin dhe e hedhim masën mbi petën që kemi në tepsi. Pastaj vendosim petën e sipërme.
Tepsinë e pjekim ne furrë në temperaturën 200 gradë.
Ju bëftë mirë!
Corovoda Online / Luljeta Myzyri
       
         
close