Në 22 korrikun që lamë pas, u datua viti i parë i definicionit të ri pas ndarjes së re Administrativo - Territoriale që pati Shqipëria e 2015. Kështu, Bashkia Skrapar u konsiderua si e tillë, zyrtarisht në 22 Korrik 2015 kur asokohe, një vit më parë u mbajt edhe Mbledhja e Parë e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Skrapar. 8 Komunat e dikurshme do të quheshin Njësi Administrative dhe po kështu quhet zyrtarisht edhe Çorovoda qëndra e Skraparit. Zgjedhjet Lokale të 2015 do të finalizoheshin në 22 Korrik 2015 me Betimin e Anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Skraparit si edhe Kreut të Ri të Bashkisë. Imazhi në bashkëngjitje i referohet 1 viti më parë ku Kreu i Kuvendit Ilir Meta shfaqet me Kryetarin e Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu. Ilir Meta mori pjesë në Ceremoninë zyrtare të konfigurimit të të zgjedhurve vendorë.
Corovoda Online sygjeron për ndjekësit e saj disa nga të dhënat numerike që duhet t'i dini:
BASHKIA SKRAPAR
Corovoda Online sygjeron për ndjekësit e saj disa nga të dhënat numerike që duhet t'i dini:
BASHKIA SKRAPAR
Në Rregjistrin Elektronik të Gjendjes Civile (viti 2015)
Personat që e kanë gjëndjen Civile në Skrapar janë 19 072 persona.
Sipërfaqja në kilometra katrorë e Bashkisë Skrapar është afërsisht 832 km2. (viti 2015)
Sipas çensusit të realizuar në vitin 2011, densiteti i popullsisë për Skraparin është 15 banorë/km2 (viti 2011)
Sipas Rregjistrit Elektronik të Gjendjes Civile në vitin 2015 densiteti i popullsisë për Skraparin është 23 banorë/km2. (viti 2015)
Bashkia Skrapar përfshin 8 Njësi Administrative të cilat janë:
Njësia Administrative Qëndër.
Njësia Administrative Bogovë
Njësia Administrative Vëndreshë
Njësia Administrative Çepan
Njësia Administrative Leshnje
Njësia Administrative Gjerbës
Njësia Administrative Potom
Njësia Administrative Zhepë
Bashkia Skrapar është Administratore për 1 Qytet (qyteti i Çorovodës) dhe 106 fshatra.
Të ardhurat kryesore vijnë nga Blegtoria dhe Bujqësia dhe nga punimet e gurit dekorativ
Produktet më kryesore të Skraparit rezultojnë djathi dhe rakia.
Turistë të huaj dhe vendas në vit kjo bashki mesatarisht josh 23 000 turistë (veçanërisht këtyre 3 viteve të fundit).
Në Zgjedhjet më të fundit (lokale 2015) në Bashkinë Skrapar morën pjesë 8 108 votues ndryshe 55.5%.
Në Problematikat kryesore demografike është Mos Rikthimi i të rinjve që arsimohen në nivele të larta edukimi
Në harkun e 10 viteve nga 2001 deri në 2011 rezultoi se 40% e popullsisë migron apo emigron.
Në ditët më kulmore kalendarike mbeten 5 Shtatori, Ditët e Pelegrinazhit Bektashi (19 - 25 gusht)
Në destinacionet kryesore turistike të zonës vëmendja më e madhe shkon në Kulmak, Kanionet e Osumit, Ura e Kasabashit.
Ekonomia lokale në zonën urbane (qytet) punësimin më së shumti e degëzon në: Ndërmarrje apo Ente Zyrtare, Fasoneri, Trans Adriatic Pipeline, Biznes i Vogël
Bashkia Skrapar është Binjakëzuar në 2016 me Bashkinë Bagcilar (Turqi)Corovoda Online