Një projekt i cili do të zgjasë 3 vjet, do të synoj dixhitalizimin e materialeve të shkruara dhe audiovizive të trashëgimisë ndër vite të Skraparit. Lajmi u mësua nga një portal grek universitar dhe prek disa rrethe të Shqipërisë me qëllimin e promovimit turistik. Në fund projekti synon ngritjen e bibliotekave online ku lexuesit mund të njihen me më shumë detaje. Projekti do të zgjas 3 vjet dhe finalizimin përfundimtar pritet ta ketë në mes të vitit 2020. Ai po hartohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Universitetit të Janinës (Greqi) dhe Bibliotekës së Konicës dhe Lefkadës (po në Greqi), Instituti i Kërkimeve Urbane si dhe Bashkia Kolonjë. Projekti i quajtur "Ex Libris Profectus" (ELP) ka marrë pëlqimin edhe nga Këshilli Bashkiak i Skraparit.
© Corovoda Online
© Corovoda Online