Gjithkund mund të ndodhesh në Skrapar mes bukurive. Por nëse je këtu, këshilla e radhës e Ciklit Skrapari mes Natyrës e Corovoda Online është edhe të qënit pjesë e mijëravjeçareve legjenda, si kjo e radhës. E nëse nuk beson në to, kënaqu me bukuritë që të ofron Vrima e Dragoit. Zbresim pak në disa detaje të radhës në këtë bukuri të natyrës. Në Bogovë. Ajo ndodhet në të majtë të
luginës së Osumit, pak më sipër ujëvarës
së burimit të Bogovës, në lartësinë 321
metra mbi nivelin e detit. Ka formën e një galerie horizontale,
sipër asaj të burimit, por në brendësi të tyre
komunikojnë me një sifon. Gjatësia e kësaj galerie
është rreth 60 metra, por ka degëzime, ndër të cilat
më e madhja arrin deri në 100 m dhe më tej vazhdon, por
galeria është e ngushtë dhe e pakalueshme. Eksplorimi i
saj është bërë nga speleologët italianë
të “Puglia Grotte” dhe “Dauno” në vitin
1995. Gjatë stinës së dimrit, kur sasia e reshjeve rritet, ujërat
që depërtojnë në brendësi të shkëmbinjve
të malit të Kulmakut arrijnë në pellgun e burimit
të Bogovës. Dalja e katij burimi nuk e përballon gjithë
sasinë e ujit, ndaj sifoni mbushet dhe uji rrjedh përgjatë
galerisë së sipërme dhe del me trysni në Vrimën
e Dragoit, ashtu si në legjendë që Dragoi nxjerr flakë
nga goja. Ka mjaft raste kur së bashku me ujin dalin edhe fruta të
egra të pyllit, ose opinga e shapka që i hedhin barinjtë
në sterrat e malit të Kulmakës. Për të shkuar
tek monumenti duhet të ndjekin rrugën Berat - Çorovodë
deri në Bogovë, por për të shkuar deri atje ju duhet të ecni pakës në këmbë. E si këshilltarë të pushimit tuaj, corovoda online nuk ka sesi të mos ju përmend: Aparatet Fotografike veçanërisht nëse vizita juaj ndodh sapo ka hyrë gjelbërimi... Mes legjendës edhe ti!
© Corovoda Online
© Corovoda Online