E ndonse për vendasit popullimi i saj është më i madh çdo 8 gusht, e përditshmja me nuancat e stinëve ju zbret në një vend përrallor. Ahe të shumtë, Lisa gjelbërim ngado dhe uji i pijshëm "kallkan", shumë i ftohtë iu sigurojmë. Siç mund ta keni kuptuar Corovoda Online ka zbritur në Lirzë, një vend periferik i Skraparit të natyrës. Në më shumë se 50 ha, ndodhet në
pjesën juglindore të rrethit të Skraparit, në afërsi
të fshatrave Potom e Backë, në lartësitë 1250
– 1750 metra mbi nivelin e detit. Ndërtimi litologjik i shpatit
ku është vendosur pylli përfaqësohet nga gëlqerorë
dhe flishorë të paleogjenit, në të cilët mbizotërojnë
ranorët dhe argjilorët. Përfshihet në zonën klimatike
mesdhetare malore. Shpesh në kontaktin midis flishorëve dhe
gëlqerorëve dalin burime uji, që shënojnë fillimin
e disa rrjedhjeve sipërfaqësore, të cilat përshkojnë
pyllin, duke i shtuar më tej bukurinë e rrallë të
tij. Tokat janë të murrme pyjore. Në brendësi të
pyllit ka dhe 7 ha livadhe, dhe fushimi i pushimit tuaj do të ketë vend për lojëra dhe zbavitje. Me bimësi barishtore të pasur në
lloje. Këto livadhe natyrore janë një element shumë
tërheqës për vizitorët. Drurët mbizotërues
të pyllit janë: ahu, dëllinja e zezë, murrizi, etj.
Drurët e ahut kanë lartësi mesatare 16 m dhe më e
larta 25 m; diametër mesatar 30 cm, ndërsa më i madhi 60
cm; kanë moshë mesatare 60 vjet, ndërsa më e vjetra
100 vjet.
Banorë të këtij pylli janë ariu i murrmë, ujku, dhelpra, ketri, lepuri i egër, shqiponja, thëllëza e malit, etj. Monumenti ka vlera biologjike shkencore, ekonomike dhe turistike. Ai ka dhe vlera historike, sepse më 8 gusht 1944 këtu u mblodh Kongresi i Parë i Rinisë Antifashiste Nacional Clirimtare, ku blogu ynë corovodaonline ka shkruar shumë herë për atë që quhet ndryshe BRASH. Mjedisi është tepër i përshtatshëm për organizimin e piknikëve e të kampingjeve me çadra për të rinj. Tek ky monument mund të vihet, duke ndjekur rrugën automobilistike rurale 41 km të gjatë Çorovodë – Potom – Helmës. Gjelbërimi, peizazhi me bukuri mahnitëse, ajri i pastër, aroma dehëse e pyllit, ujërat e ftohta dhe qetësia joshin vizitorin për të qëndruar e pushuar në gji të tij. Corovoda Online ju këshillon që edhe nëse do të jenë ditët pik të vapës së nxehtë, batanijet apo veshjet e trasha do t'ju duhen në këtë bukuri natyrore që Skrapari fal.
© Corovoda Online