Skrapari mes Natyrës: Kanioni i Gradecit - Mendohet se ka qënë kalim nëntokësor - Kanioni i dytë i Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari mes Natyrës: Kanioni i Gradecit - Mendohet se ka qënë kalim nëntokësor - Kanioni i dytë i Skraparit

Fatjon Kaloci
24.1.16
Lumi i Çorovodës kalon në brendësi të malit nëtokë. E prej këtej qindra legjenda për shpella e kalime nëntokësore të pafundme. Kështu mendohet edhe për të. Corovoda Online ndalet në postimin e radhës nga cikli Skrapari mes Natyrës duke dashur të promovojmë bukuritë skraparae këtë herë në Kanionin e Gradecit. Ai ndodhet në verilindje të qytetit të Çorovodës, në sektorin e mesëm të rrjedhjes së lumit të Çorovodës, 250 m mbi nivelin e detit. Për miliona vjet veprimtaria gërryerrëse dhe tretëse e ujërave të përroit me të njëjtin emër, ka formuar këtë formë relievi shumë tërheqëse në shkëmbinjtë gëlqerorë të mesozoit. Ka shumë mundësi që ky kanion të ketë qenë një kalim nënëtokësor karstik i lumit të Çorovodës, që me kohë, si pasojë shembjes së tavanit doli në sipërfaqe ky kalim nënëtokësor. Për këtë flasin morfologjia e tij, shpella e Pirogoshit dhe shumë zgavrime e galeri në shpatet vertikale, të cilat ende nuk janë eksploruar. Ai është i gjatë rreth 3 km, i thellë 100 - 200 m, ndërsa gjerësia në fundin e tij arin rreth 10-15 metra, por nuk mungojnë edhe sektorët shumë të ngushtë vetëm 2-3 metra. Fundi i kanionit ka reliev shumë të çrregullt, me plot gropa me ujë të thellë, blloqe të mëdha shkëmbore të shkëputura e shëmbura nga muret vertikale të kanionit, pragjet vertikale disa metra të larta.
Të gjitha këto e bëjnë shumë të vështirë kalimin më këmbë përgjatë kanionit. Kanioni është edhe një ekosistem interesant lumor dhe karstik. Edhe pse shpatet janë vertikale, në disa sektorë të tyre gjendet edhe bimësi barishtore, madje edhe drunore, si dushqe, dëllinja, qelbësi, frashëri, etj., që kanë mundur të kapen fort në shkëmb, duke futur rrënjët në plasaritjet e të çarat, ndërsa në zgavërimet e mureve vertikale kanë bërë fole shumë shpendë: pëllumbi i egër, fajkoi, petriti. Vlerat e këtij monumenti janë shkencore, didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike të rëndësisë vendore. Në disa sektorë, më pak të thellë të kanionit, mund të ushtrohen veprime praktike për të rinjtë që duan të mësojnë ngjitjet alpinistike. Për ata që dëshirojnë sportin e aventurës skajore, do të ishte ideale zbritja apo ngjitja me litarë në muret vertikale të këtij kanioni. E nëse do të jeni në Çorovodë e keni dëshirë për ta vizituar këtë kanion aq më tepër Shpellën e Pirogoshit duhet të ndiqet rruga automobilistike Çorovodë - Pirogosh deri tek vendi i quajtur Gurorja apo ish - furrat e prodhimit të gëlqeres.
© Corovoda Online
       
         
close