Skrapari mes Natyrës: Konsiderohet Aorta e Çorovodës. Burimi i Guakut FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari mes Natyrës: Konsiderohet Aorta e Çorovodës. Burimi i Guakut FOTO

Fatjon Kaloci
25.1.16
Çorovoda, për ata që nuk e dinë, është i vetmi qytet në Shqipëri që ngrihet në Deltën e krijuar nga Dy degë lumenjsh. Osumi dhe Lumi i Çorovodës. Ujërave të këtij të fundit i bashkohen edhe ujërat e ftohtë të Burimit të Guakut. Siç e keni kuptuar Corovoda Online ndalet në postimet e ciklit Skrapari Mes Natyrës për të folur për atë, Burimin e Guakut. Ky burim ndodhet në afërsi të qytetit të Çorovodës, në lartësinë 120 metra mbi nivelin e detit. Përbën një burim të madh karstik, që del në kontaktin litologjik midis shkëmbinjëve gëlqerorë të mesozoit dhe flishorë të paleogjenit. Është ndër burimet më të mëdha, jo vetëm në rrethin e Skraparit, por edhe në gjithë pellgun ujëmbledhës të lumit të Osumit. Prurja e tij më e madhe rregjistrohet në muajin janar dhe arrin në 1.94 metër kub për sekondë, ndërsa më e ulëta rregjistrohet në muajin shtator në vlerën 0.57 metër kub për sekondë, ndërsa vlera mesatare shumëvjeçare  rregjistrohet mesatarisht në 1.28 metër kub për sekondë. Ka ujë të pastër, të ftohtë dhe mjaft cilësor për t’u përdorur si ujë i pijshëm. Uji i tij përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, për furnizimin me ujë të qytetit të Çorovodës, por edhe për ujitje dhe për përfitimin e energjisë elektrike.
Mjedisi përreth tij është shumë tërheqës, çlodhës dhe joshës për çdo vizitor. Në vitin 1969 burim i Guakut u përmbyt nga vërshimi i lumit të Çorovodës, i cili bllokoi me materialet e shumta të ngurta daljen e tij. Për pasojë për gati dy muaj uji i burimit doli rreth 2 km më poshtë, në vendin e quajtur Çfrat. E njëjta situatë u përsërit dhe në fillim të qershorit 2005 ku përmbytjet nga prurjet e lumit të Çorovodës mbuluan edhe qëndrën e qytetit. Ne menduam tju paraqesim pak nga këto detaje por arkivi i pasur i Corovoda Online do t'ju ofroj në vijim materiale të bollshme. E nëse dëshironi të vizitoni këtë vend mjafton të pyesni për rrugën në orientin Çorovodë - Urë e Kasabashit... dhe magjia e natyrës skraparase vijon... në Corovoda Online
© Corovoda Online
       
         
close