Ekspeditat ende nuk kanë kryer ekplorimin e saj, por banorët "Po" madje prej vitesh. Në ciklin e postimeve Skrapari mes Natyrës së Corovoda Online shkojmë në këtë postim në afërsi të Dëvrisë. Fatkeqësisht nuk kemi një imazh të vendit në fjalë por bashkëshoqërojmë postimin me një foto nga Dëvria. Sterra në Fjalë e ka marrë emrin nga vetë banorët. Ajo ndodhet në afërsi të qafës së Dëvrisë, në lartësinë 1940 m mbi nivelin e detit; në kordinatat gjeografike 40°35’38”gjerësi gjeografike veriore dhe 20°14’42” gjatësi gjeografike lindore.
Emrin e ka marrë që prej dhjetra vitesh më parë nga banorët, sepse në të bora e grumbulluar gjatë dimrit qëndronte pa u shkrirë deri vonë në verë. Madje kishte disa persona nga Çorovoda apo fshati pranë sterrës që merrnin borën të mbështjellë me kashtë brenda koshave e transportonin dhe e shisnin në qytet.
Është formuar në gëlqerorët e kretës së sipërme. Ka hyrje vertikale dhe vlera shkencore, didaktike dhe turistike. Ekplorimi i saj kërkon speleologë të specializuar dhe alpinstë pasi për të hyrë dhe dalë prej saj nevojitet përdorimi i litarëve. Për të shkuar deri atje rruga që ndiqet nga Çorovoda kalon në Radësh e më pas në Qafën e Dëvrisë. Prej këtej udhëtimi vazhdon në këmbë. Është magjike natyra me bukuritë e saj në Skrapar. Vijoni të ndiqni Corovoda Online edhe në rrjetet tona sociale.
© Corovoda Online / Imazhi - Dëvri Skrapar
© Corovoda Online / Imazhi - Dëvri Skrapar