Më shumë angazhim dhe sensibilizim për t'i thënë të gjithë së bashku "Stop Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave"; Me këtë moto, u zhvillua në Çorovodë një takim në kuadër të lëvizjes mbarëkombëtare të ditëve kundër dhunës. Më herët: Organizatorët e Takimit kishin bërë gjithçka gati, ndëra në LedWall pamjet e fotove dhe Videove kundër fenomenit. Shiritat Portokalli tek çdo pjesëmarrës për të shprehur përkatësinë. Nxënës të shkollave thyenin bukur moshat, si për t'i bashkuar të gjithë bashkë kundër dhunës. Rreth orës 09:30 Bashkia Skrapar organizoi takimin ku merrnin pjesë përfaqësues të ndryshëm me rëndësi në komunitet për përcjelljen e mesazheve sensibilizuese nga institucione të ndryshme. Në takim edhe përfaqësuesja më e lartë e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Qarku Berat si dhe koordinatorja e Autoritetit Vendor për çështjet sociale. Diskutuesit e ndryshëm u ndalën në specifikat e problemit, dhe nevojshmëria për parandalim duke koordinuar të dhenat dhe raportet mes institucioneve dhe komunitetit. Roli i Shoqatave Joqeveritare, Policimi në Komunitet, shërbimet sociale dhe psikologet, roli i mësuesve dhe nxënësve si dhe njësive administrative ishin në krye axhendë. Ditet Portokalli mbajnë këtë përkufizim pasi Kombet e Bashkuara i japin prioritet në shumë vende të botës mesazheve sensibilizuese kundër Dhunës Ndaj Grave dhe Vajzave në çdo ditë të vitit por kulmoret mbeten 25 nentori deri në 10 dhjetor. Në Shqipëri në çdo komunitet janë zhvilluar nisma të tilla.
© Corovoda Online
© Corovoda Online