Punimet:Bashkia Skrapar Intesifikon punimet për eliminimin e pasojave të përmbytjeve të Tetorit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Punimet:Bashkia Skrapar Intesifikon punimet për eliminimin e pasojave të përmbytjeve të Tetorit

Fatjon Kaloci
11.12.15
Në 11 tetor 2015 Bashkia Skrapar pësoi dëme të konsiderueshme nga rreshjet e dendura dhe përmbytjet e disa zonave në qytetin Çorovodë. Por prej disa ditësh punimet intesive të mjeteve të rënda veçanërisht në pastrimin nga aluvionet të shtretërve të dëgëve të lumit të Çorovodës dhe Degës së Osumit janë në vemendje e komunitetit të këtyre ditëve. Pas Rreshjet e tetorit shkaktuan dëme të mëdhaja në Bashkinë Skrapar ,duke shkatërruar shtëpi private, muret dhe rrethimin e një shkolle nëntëvjeçare në Çorovodë "Zylyftar Veleshnja", sikundër dëmet u panë edhe në tubacionet e ujrave të zeza si dhe argjinaturën e lumit të Guhakut. Për eleminimin e pasojave të përmbytjes dhe rikthimin e normalitetit, Bashkia ka nisur implementimin e projektit rehabilitues për këto zona .U riparua tubacioni i ujërave të zeza si dhe po punohet për rehabilitimin e një pjese të dëmtuar të argjinaturës së lumit të Guhakut. Në shkollën "Zylyftar Veleshnja" po punohet për riparimin e mureve të rrethimit te shkollës si dhe rehabilitimin të një prej përrenjve që përshkon lokalitetin mes Urës së Lagjes "5 Shtatori" dhe zonave të Lagjes Estref Caka. Puna po fokusohet edhe disiplinimin e kanaleve të drenazhimit, me qëllim që të evitohet një përmbytje në të ardhmen apo që pasojat e fuqive natyrore të jenë të minimalizuara.
© Corovoda Online / Imazhet Bashkia Skrapar.
       
         
close