Më herët, në 13 nëntor 2015 rreth orës 13:40 raporte folën për një dukuri të veçantë parë kjo së paku nga afër nga banorët e zonës. Pikëpyetjet dhe habitë janë normale në kësi rastesh por më sinjifikante për ata që Të premten 13 nëntor 2015, ata që i adhurojnë "të pabesueshmet mistike" e kishin një ditë të veçantë pasi kjo ditë, ishte e treta e premte që gjatë gjithë vitit 2015 që përkonte me numrin 13 në numerologji i njohur si numër "tersi" Por deri këtu është fantazia, imagjinata dhe irrealja. Një masë akulli që ra në afërsi të një lokaliteti në Cepan krijoi një trajektore të dukshme në qiellin blu e të hapur të atyre ditëve. Fenomeni në gjuhën shkencore është i njohur dhe quhet ndryshe MegaCryoMeteor që nënkupton rënien e një blloku akulli nga atmosfera kur qielli është në kushte të një moti të hapur. Masa e akullit të rënë si peshë në tokë gjatë ënies copëzohet në nëndarje duke bërë që disa masa akulli të shfaqen në zona të ndryshme. Por blloku më i madh i akullt që ra në afërsi të Çepanit mund të ketë patur peshën e hamendësuar prej 10 apo 15 kilogram. Ndërsa u fol se edhe në disa zona të tjera kishte rënë akull por në përmasa të vogla. Në botë ka patur shumë raste të fenomenit MegaCryoMeteor por deri tani masivi apo blloku më i madh në peshë fizike i rënë në tokë është rregjistruar në Brazil ku blloku peshonte rreth 200 kilogram. Në rrjet kapim një imazh Kortezi E.B via facebook ku është masa e akullit e rënë në afërsi të Çepanit të premten e 13 nëntorit 2015
© Corovoda Online / Imazhi Kortezi E.B. via web