Blogu ynë vijon të pasqyroj vlerat e Skrapari edhe ndryshe. Malet, janë më të zbehta për vendallinjtë që duket sikur Kanionet e Osumit, apo Ura e Kasabashit u kanë rrëmbyer epiqëndrën turistike. Ndalemi në këtë postim në një postim të shtatorit 2015 të një blogeri nga Novisadi, Bosnje i cili me motor ka shijuar natyrën skraparase. Përkthimi ynë i asaj se çfarë shkruhet ishte pak i vështirë, por shohim në vijim edhe mbresat kryesore të tyre.
" Zbritja nga maja e Malit të Tomorrit ishte po aq tërheqëse sa ngjitja. Padyshim Tomorri nuk bën përjashtim. Po përmend rrugën për në fshatin Gjerbës me një distancë prej 10 apo 15 kilometrash ku rrethoheshe nga shumë njerëz. Edhe përse moti ishte shumë i keq njerëzit shfrytëzonin diellin për të dalë. Rruga për në fshatin Gjerbës e shtruar me gurë ishte një bukuri mes askundit. Kishte vetëm një rrugë dhe një shesh. Fjetina, kafene dhe dyqane... Lamë pas Gjerbësin mënjëherë poshtë drejt një lugine. Ka një urë që besoj se të çon diku, unë do ta gjej por sot jo. Kthehem majtas dhe udhëtoj drejt shtratit të lumit. Për momentin mund të eci përgjatë shtratit të lumit, kjo pasi kam parë disa foto të motociklistëve çekë që kanë ecur më parë (çekë, çek... shumë) Ishte më në gjendje të mirë sesa e prisja , Kamionët kishin shkelur e rrahur më parë shtigjet prej guri, zhavorri e rëre. Megjithatë mos harroni se jam duke ecur në shtratin e një lumi me gjerësi 100 deri në 200 metra. Nuk është thjesht një udhëtim i bukur, në disa pjesë rrugët zhduken. Nuk do ti harroj retë e zeza nga Maja e Tomorrit. Por prapë e dhimbshëm ato ishin shumë afër pranë meje. Një erë e fortë sapo kishte filluar dhe po rërën e kisha përballë si një mur. Bëra pak pushim me shpresë se stuhia do kalonte se ma kishte prerë rrugën. Në foto kapa stuhinë e pluhurit e ky për mua ishte momenti i heshtjes... ndoshta nuk duket nga kamera. Gjatë udhëtimit tim, rrjedha e lumit ishte e pakët, dhe nuk dukesh asnje pengesë për mua. Por kur shihja përqark trungje pemësh të përhapura ngado në gjithë shtratin e lumit kuptoja se ky lum mund të ishte i rrezikshëm. Megjithatë për momentin ishte lumë i qetë dhe kjo më mjaftonte. Hoqa kokoren po pushoja. boll me ecjen.... S'mundja Një breshër i madh filloi të binte dhe jehona e rënies ushtonte në kokoren time..."
Përshkrimi, i veçantë dhe me një gjihë shumë të bukur vijon me aventurat dhe mbresat duke përshkruar edhe Beratin e zona të tjera. Skrapari mbetet nje bukuri natyrore e rrallë, dhe dëshmi të tilla e provojnë këtë. Është Corovoda Online blogu lokal më interaktiv dhe shtëpia më e madhe elektronike e Skraparit në Gjithë Botën. Vijoni të na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale.
© Corovoda Online