Corovoda Online i referohet në këtë postim elektronik një shkrimi me të drejta publikimi për ndjeksit tanë nga autori i librit "Visare të Skraparit" Viktor Bakillari. Në tërësi i gjithë materiali është i bukur, por fokusi shkon në tabelën që do të shikoni në mes material, ku tendenca ka qënë për shqipërimin e emravë sesi duhej të quheshin fshatrat e Skraparit. Materiali mban titullin "Mirësevini në Ujmbret" Lexim të këndshëm!
MIRËSEVINI NË UJMBRET!
Skrapari në kohën e Mbretërisë
administrativisht (toponimisht) shqiptar
Në punimin
tonë nuk do të përqendrohemi as te problemet e historisë, as te ato të
ekonomisë që ngërthejnë Kohën e Mbretërisë. Kjo për disa arsye:
Pikësëpari: Nuk kemi pasur ndër mend që t’i japim
librit karakter të mirëfilltë historik.
Së dyti: Të gjithë kemi dëgjuar dhe lexuar për
shkëlqimin nga njëra anë dhe jetën mjerane e të vështirë nga ana tjetër jo
vetëm të banorëve të Skraparit, por të gjithë Shqipërisë në ato vite.
Së treti: Lidhur me këtë temë është folur dhe
shkruar shumë, pavarësisht se nuk është botuar (mesa dimë) ndonjë libër apo të
jetë mbrojtur ndonjë disertacion vetëm për vitet që mbulojnë këtë periudhë për
Skraparin.
Së katërti: Nëpër arkiva e biblioteka nuk patëm si
qëllim të grumbullonim materiale për historinë e Skraparit.
Së pesti: Kjo është detyrë dhe punë e mirëfilltë
e historianëve të Skraparit.
Së gjashti: Le të shërbejë çka po shkruajmë këtu si
një nxitje për historianët e Skraparit që të trajtojnë këtë temë interesante,
pra: Skrapari gjatë kohës së Mbretërisë
1928 -1939. Materiale ka me shumicë...
Themi se
jemi Skraparas/Shqiptarë denbabaden
(rrënjës). Bukuri! Por çfarë do emri Çorovodë në një krahinë të pastër
shqiptare?
Shumica do
të ngrejë supet, do të rrudhë vetullat dhe do të palosë buzët. Të tjerë, që
kanë lexuar, thonë se është një emërtim sllav. Specialistët thonë se ky është
një toponim bullgar që na ka mbetur qysh nga koha e pushtimit të Skraparit prej
Bullgarëve para një mijëvjeçari a ca dhe përkthyer në shqipe ka kuptimin Ujë i
Zi.
Por si do të reagonte pothuaj se çdo Skraparas
nëse do të dëgjonte:
Fejova vajzën në Verdhaj
(Arkaj, Fatozaj, Plakush, Plakëz)...?
Martova djalin në Mirash
(Donika, Kulpëz, Betim, Ultinë...)?
Më emëruan mësues në Uji-Mbret,
Rasanje (Manferras, Katundth, Uronj...)
Sigurisht që do të pyesnin më tej se për ç’rreth bëhej
fjalë. Nëse do t’i përgjigjeshim se të gjithë këta emra janë të Skraparit,
sigurisht do të habiteshin.
Viti 1938
është një vit i veçantë për Skraparin dhe për të gjithë Shqipërinë. Qysh në
vitin 1935-1936, Mbreti i Shqiptarëve Ahmet Zogu nxori një ligj për fshirjen
nga harta e Shqipërisë e të gjithë emrave me prejardhje të huaj. Ky projekt
madhështor i Mbretërisë Shqiptare mori formë të prerë dhe u
zbatua në vitin 1938. Mbretëria caktoi komisione pune me njerëz kompetentë dhe
të përkushtuar ndaj punës, specialistë gjuhësh të huaja dhe vendosi ndryshimin
e emrave me përmbajtje ose prejardhje të huaj në të gjithë Shqipërinë.
Skrapari
tradicionalisht ka qenë nënprefekturë. Pothuaj se mbi gjysma e emrave të
fshatrave të Skraparit u ndryshuan. Emërtimet sllave u zëvendësuan me emra të
pastër shqip. A nuk qe kjo një nismë dhe një punë e mbarë dhe e mirë e
Mbretërisë? Sigurisht që po.
Problemi qëndron se Mbretëria i ndërroi emrat e huaj të
fshatrave me emra shqip, por fatkeqësisht kjo nuk u zbatua në praktikë as gjatë
Luftës 1939-1944, as gjatë kohës së social-komunizmit nga 1944-1990, dhe
çuditërisht as nga 1990-2008 kur ndjenja kombëtare sa vjen e shtohet. Deri kur,
deri kur do të vazhdojë kështu?
Ndoshta koha nuk pret më dhe kjo duhet të
ndodhë sa më shpejt. Si tingëllon më bukur: Çorovodë apo Uji-Mbret?
Pyetje retorike kjo, do të thoshte cilido prej nesh. Atëherë, përse të mos
hiqet ky emër dhe të dëgjohet vetëm fjala shqipe Uji-Mbret (Ujmbret
[1])
në vend të fjalës Çorovodë? Të njëjtën pyetje do të bënim edhe për fshatrat që
kanë toponimi të huaj në Skrapar dhe në të gjithë Shqipërinë. Urojmë që kjo
vërejtje të mos bjerë në vesh të shurdhët, të kthehet në nismë, të kapërcehen
të gjitha përçapjet administrative (burokracitë), besojmë se nuk do të ishte
nevoja për referendumurina pasi të gjithë banorët do të ishin në një mendje për
ndërrimin e emrit me prejardhje të huaj të qytetit apo fshatit. Urojmë
së shpejti që Bashkia e Çorovodës të kthehet në Bashkia e Ujmbretit dhe
të shkruajë një tabelë gjigante në hyrje (dalje) të qytetit:
MIRËSEVINI NË
UJMBRET!
dhe të mos harrojë
nga ana e pasme:
Bashkia e
UJMBRET ju uron: UDHË TË MBARË!
Po përse komisioni ia vendosi emrin Ujmbret dhe jo Uji i Zi?
Ka një legjendë:
Në
kohë të lashta, një mbret i fuqishën që kishte zaptuar shumë dhera dhe kishte
pushtuar shumë vende papritur u sëmur rëndë. Doktorët e tij nuk lanë kurë të
kohës pa përdorur, por më kot. Kishin dëgjuar se në këtë vend që sot njihet me
emrin Çorovodë gurgullonte një ujë që bënte mrekulli (Guaku!?). Mbreti mori udhën
e gjatë që nga kryeqyteti i tij dhe erdhi në këtë vend. Qëndroi disa ditë dhe u
shërua plotësisht. Pasi u shërua, fjala mori dhenë se ilaç më të mirë se ai ujë
nuk kishte... Teksa kishte marrë rrugën për t’u kthyer në vendin e tij, një
korrier i sjell lajmin se kundërshtari i tij më i betuar ishte sëmurur dhe
vuante nga e njëjta sëmundje. Kështu dhe ai kishte marë rrugën po për të bërë
kurën me ujin shërues. Mbreti që ishte shëruar duke e parandjerë rrezikun,
ngaqë kundërshtari kishte ushtri më të
madhe në numër por ishte dhe më i ri në moshë, dha urdhër që burimi që nxirrte
atë ujë të shkatërrohej plotësisht deri sa të humbiste uji. Shpura e madhe që
shoqëronte mbretin e shëruar u kthye mbrapsht, mbushi shumë voza e fuçi me ujë
(thoshin se ishte ujë i bekuar që nuk prishej kurrë) dhe pasi e shkatërroi
burimin ia mbathi. Kur vjen mbreti tjetër i sëmurë, pa se aty dilte vetëm ujë i
zi. Ky mbret ca nga sëmundja, ca nga lodhja (rruga e gjatë), po ca dhe nga
marazi vdiq. Që atëherë i mbeti emri Uji i Zi...
Emrat e vjetër dhe të rinj të Skraparit.
(Urojmë që në hyrje të
çdo fshati të vendosen tabelat me emrat e pastër shqiptarë dhe në të folur të
hiqen nga përdorimi emrat e vjetër!
U bëftë!)
Nënprefektura
e Skraparit në VITIN 1938 përbëhej nga 95 fshatra, 53 prej tyre, me vendim të
qeverisë (Këshillit të Ministrave), iu ndërrua emri e mëposhtëm: (Jemi
përpjekur që të zbatojmë qoftë dhe për efekte stilistikore e gjuhësore
drejtshkrimin e dokumentit origjinal.
Emri
që ka katundi sot
|
Emri
që do të marrë
|
1.
Cerova
|
Zezaj
|
2.
Çerenisht
|
Brinja
|
3.
ÇOROVODA
|
UJI-MBRET
|
4.
Dobrusha
|
Mirashi
|
5. Gradeci
|
Verdhaj
|
6.
Grepcka
|
Grepaj
|
7.
Kalaja
|
Kështjella
|
8.
Kalanjasi
|
Lugu
|
9.
Mollas
|
Mollasi
|
10.
Munushtiri
|
Munushtiri
|
11.
Nishica
|
Shembi
|
12.
Radeshi
|
Greminë-a
|
13.
Slatinja
|
Vidhima
|
14.
Strore
|
Streha
|
15.
Veleshnja
|
Uronj
|
16.
Verzhezha
|
Shpati
|
17. Veseshta
|
Buza
|
18.
Zogasi
|
Zogasi
|
19.
Zhabani
|
Shabaj
|
20.
Blezëncka
|
Koridhanj
|
21.
Çepani
|
Çepaj
|
22.
Dorësi
|
Dorëze
|
23.
Lapani
|
Lapaj
|
24.
Malindi
|
Malindi
|
25.
Muzhaka
|
Muzhaka
|
26.
Muzhencka
|
Muzga
|
27.
Prishta
|
Prishta
|
28.
Rehovica
|
Dushku
|
29.
Rogu
|
Rruk-u
|
30.
Sevrani
|
Sevranji
|
31.
Zaberzani
|
Berzakaj
|
32.
Backa
|
Bacaj-i
|
33.
Terbehova
|
Arkaj
|
34.
Faqe-Kuqi
|
Faqe-Kuqi
|
35.
Germenji
|
Germenji
|
36.
Gostencka
|
Rreza
|
37.
Gramshi
|
Gramshi
|
38.
Gjogjovica
|
Gjakonaj
|
39.
Helmesi
|
Helmësi
|
40.
Kapinova
|
Manferrasi
|
41. Koprencka
|
Fatozaj
|
42.
Kurshova
|
Bardhas-i
|
43.
Leshnja
|
Yllaj
|
44.
Melcka
|
Malësa
|
45.
Nikollar
|
Nukaj
|
46.
Osoja
|
Oseje-a
|
47.
Polena
|
Rafshnie-a
|
48.
Potom
|
Betim
|
49.
Prenjas
|
Prenjas
|
50.
Qafa
|
Qafa
|
51.
Staravecka
|
Plakëza
|
52.
Visocka
|
Vishaj
|
53.
Vlusha
|
Vlusha
|
54.
Ermenj
|
Ermenji
|
55.
Barçi
|
Barçe-a
|
56.
Burani
|
Burrenji
|
57.
Çorrotat
|
Çrokati
|
58.
Davidhi
|
Devidh-i
|
59.
Dobrenji
|
Mirakës
|
60.
Duncka
|
Donika
|
61.
Gradeci
|
Katundth-i
|
62
Greva
|
Greva
|
63.
Gurazezi
|
Gurazez-i
|
64.
Gjerbesi
|
Gjerbes-i
|
65.
Kerpica
|
Kerpaj
|
66.
Kotka
|
Ashtaj
|
67.
Kovaçaj
|
Kovaçaj
|
68.
Kuçi
|
Kuçe-a
|
69.
Lemnushi
|
Lemnush-i
|
70.
Leskova
|
Leskaj
|
71.
Melova
|
Millaj
|
72.
Postena
|
Peshtas-i
|
73.
Rehov-Floq
|
Floq-i
|
74.
Rromasi
|
Rromas-i
|
75.
Sqimari
|
Sqimari
|
76.
Straficka
|
Plakush-i
|
77.
Shpatanj
|
Shpatan-i
|
78.
Ternova
|
Terova
|
79.
Tomorrica
|
TOMORRËZA
|
80.
Trebela
|
Treballi
|
81.
Ujaniku
|
Ujaniku
|
82.
Vidhani
|
Vidhaj
|
83.
Vishanji
|
Ultina
|
84.
Zaloshnja
|
Zhulaj
|
85.
Zhepa
|
Shega
|
86.
Çerrice
|
Kulpëza
|
87.
Buzuqi
|
Buzuqi
|
88.
Kakruk
|
Kakruke-a
|
89.
Lavdari
|
Lavdari
|
90.
Selani
|
Selenji
|
91.
Spathara
|
Shpatari
|
92.
Therepeli
|
Therepeli
|
93.
Vala
|
Vala
|
94.Vendresha
|
Vendresha
|
95.
Vokopola
|
Fushëza
|
Shënime:
Zhepë ka edhe në Përmet. Komisioni këtij fshati ia ndërroi
emrin në Manez-a. Barç ka edhe në Korçë. Komisioni ia ndërroi emrin në Bardhi.
Krushovë ka dhe në Korçë. Komisioni ia ndërroi emrin në
Pishaj.
Leshnje ka dhe në Korçë. Komisioni ia ktheu emrin në
Lajthijas. Rehovë ka dhe në Korçë. Komisioni ia ktheu emrin në Remas-i.
Poliçanit komisioni ia ktheu emrin në RASANJE.
Mbrakullës në Mbrekulli.
Vokopolës në Kryebregas.
Osojë ka dhe Ballëshi. Komisioni ia ktheu emrin këtij fshati
në Oso.
Shihet qartë. Duket sheshit. Me këtë akt tejet patriotik,
Mbretëria, me gjithë mendimet që janë shprehur pro dhe kundër saj, në këtë
pikë, ajo dëshmon për shqiptarizëm me vepra.
Në vitin 2001, rrethi i Skraparit
kishte një popullsi prej 29,845 nga të cilët 15,111 ishin meshkuj, 14,734
femra, 8,158 ishin nga mosha 0-14 vjeç, 19,554 nga mosha 15-65 vjeç, 2,133 në
moshën mbi 65 vjeç dhe përbëhej nga 6,899 familje[2].
***
Sot
Rrethi i SKRAPARIT ka një sip. 775 km2. dhe një popullsi 29845 banorë (INSTAT 2001) nga 45 mijë që ka pasur më 1985. Krahina e Skraparit në vitin 1431 përfshinte
24 Timare[3] që përmblidhnin gjithsej
66 fshatra.[4]
dhe në vitin 1672 rrethi i Skraparit përfshinte gjithsej 47 fshatra[5]; ndërsa vetë qyteti i
Skraparit kishte një kështjellë, brenda së cilës gjendeshin gjithsej 45 banesa
dhe një varosh poshtë me gjithsej 100 shtëpi të mbuluara me tjegulla. Në vitin
1833-34 Skrapari varej nga mytesarifi i Beratit dhe përfshinte 60 fshatra me
gjithsej 2300 shtëpi dhe rreth 13.000 banorë.
[1] Nëse bëhet ndryshimi (i cili
nuk ka asnjë arsye objektive që të mos ndodhë), drejtshkrimi Uji-Mbret, Ujë-Mbret, Ujëmbret apo Ujmbret
është çështje gjuhëtarësh. U takon dhe u përket atyre të caktojnë në bazë të
rregullave të fjalëformimit të shqipes se cila do të jetë forma më e
përshtatshme dhe më e pranueshme. Unë vet do të isha për formën më të të
thjeshtë, pra për atë të fundit: Ujmbret!
[2] Përsa i përket regjistrimit të popullsisë së Skraparit
si dhe statistikave të tjera të tij shih: Popullsia e Shqipërisë 1. Instituti i
Statistikave INSTAT 2004, Drejtor Botimi Milva Ekonomi.
Të dhënat janë për vitin 2001.
[3] Timar: hist. Tokë a vend me madhësi të ndryshme, me të ardhura vjetore
deri njëzet mijë akçe në vit, që u jepej në zotërim feudalëve spahinj, sipas
shërbimeve që ata i sillnin Perandorisë Osmane. (Fjalori i Gjuhës së Sotme
Shqipe, fq. 1997, Tiranë 1980 )
[4] H.Inalçik: Suret-i defter sancak-i Arvanid. Ankara 1954.
[5] E. Çelebi. Sejahatname, Istambul, 1902, VIII.
© Corovoda Online / Shkrim me të drejta publikimi për Corovoda Online nga autori Viktor Bakillari
Shkëputur nga Libri "Visare të Skraparit". Shtëpia botuese Albatros 2008
© Corovoda Online / Shkrim me të drejta publikimi për Corovoda Online nga autori Viktor Bakillari
Shkëputur nga Libri "Visare të Skraparit". Shtëpia botuese Albatros 2008