Një investim serioz në fushën hidro-energjitike u konkretizua këtë të shtunë 22 nëntor 2014 në Çorovodë. Pak pas orës 15:00 në një ceremoni të rastit mbi përurimin e H.E.C. Vlusha me kapacitet të lartë prodhues mes dhjetra të pranishmëve u mbajt dhe fjala përshëndetse. Kryeparlamentari Ilir Meta theksoi rëndësinë e këtij investimi gjatë fjalës së tij ndërsa edhe Ambasadori Italian Masimo Gaiani përshëndeti projektin e finalizuar kjo nga një sipërmarrje italiane. Në takim ndër emra të tjerë të pranishëm Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, Ministri i Drejtësisë Nasip Naco, Deputetët Fidel Ylli, Eduart Bejko, Ervin Koci, Spartak Braho dhe drejtues të pushtetit vendor Kryetari i Qarkut Selfo Kapllani, Prefekti i Beratit Petrit Sina, etj. Më herët në një drekë të rastit Kryetari i Bashkisë Çorovodë Nesim Spahiu, falenderoi për vemendjen që po i kushtohet Skraparit përmes shumë projekteve aktualë por edhe të pritshëm. Druejtues të tjerë të lartë vendor, Drejtuesit e Komunave apo të institucioneve të ekzekutivit në nivel Qarku dhe në nivel lokal ishin në këtë takim. Më herët pak pas orës 10:00 sipas axhendës u inspektua edhe një projekt arterial rrugor në Komunën Çepan.
©Corovoda Online
©Corovoda Online