Të dhëna të forta jopozitive cilësoi një raport mbi inspektimin në nivel kombëtar të arsimit. Vetë ministria e arsimit Lindita Nikolla gjatë një takimi në fillim të kësaj jave ndër të tjera në theks përmendi disa herë gjatë fjalës Skraparin në momentet kur i referohej disa rezultateve në inspektime bërë në Zyrat Arsimore apo Drejtoritë e Arsimit. Sipas grafikut Nr.1 publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit rreth 17% e mësuesve në Skrapar figurojnë pa arsim. (cilëson raporti i prezantuar të hënën 3 nëntor 2014). Një tjetër rezultat negativ i referohet një shifre në rreth 18-19% ku Skrapari përmendet i pari në nivel kombëtar për shifrën më të lartë në përqindje për mësues të punësuar më tepër sesa lejohej nga nevoja. Rreth 8% janë mësuesit e punësuar jashtë profilit në gjithë Skraparin. Diferenca mes mësuesve pa arsim dhe listës se punë kërkuesve për punësim anon nga kjo e fundit. Corovoda Online në bashkëngjitje i referohet grafikëve zyrtare të postuar në websitin e Ministrisë së Arsimit.
©Corovoda Online
©Corovoda Online