Koordinata X: Qazim Metani Mjeku i njohur skraparas. Viti 1988 dënohesh për fjalën e Lirë. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Qazim Metani Mjeku i njohur skraparas. Viti 1988 dënohesh për fjalën e Lirë.

Fatjon Kaloci
7.10.14
Ndonse vitet ikin shpejt, është një ndër emrat e njohur të mjekësisë skraparase dhe vazhdon të jetë duke i rezistuar dhe sfiduar asaj që kohët bënë mbi të. Në këtë shkrim Koordinata X dhe Corovoda Online do të ndalet pak në vitet 1988 ndërsa një gjyq i pazakontë i mbajtur në 14 shtator 1988 në Gjykatën e Rrethit Skrapar e cila do të jepte akuzën tipike të kohës "Agjitacion dhe Propagandë" për doktor Qazim Metani. Mbase kjo edhe sepse regjimi nuk i kishte shumë qejf mendimtarët e fjalës së lirë. Por çfarë u tha asokohe kundër tij: "më ka pyetur për Teorinë e Frojdit, që në qëndër vë seksin, dhe se po t'u heqësh njerëzve organet seksuale u bie edhe potenca mendore" (dëshmia Z) "mjekët tanë nuk njihen jashtë shtetit po nuk dhanë disa provime suplementare jashtë shtetit" (dëshmia W) "udhëheqësit flasin keq për modën e huaj, por ama fëmijët e tyre i lejojnë të vishen me modë të huaj... fëmijët e udhëheqësve dalin dhe i shikojnë jashtë shtetit ndeshjet e sportit me shpenzimet e shtetit" (dëshmia Y) Corovoda Online ka kodifikuar me iniciale dëshmitë e kohës kujtojmë flasim për vitet 1988, ndërsa mendimet progresiste për kohën e Shqipërisë hermetike dukeshin si shfaqje e huaj. Mbi këto dëshmi u ngrit një gjyq. Gjyq?!... Referuar kohës gjithçka do të kishte të bënte me krim për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit çka binte ndesh me nenin numër 55/1 të Kodit Penal të diktaturës. Në përfundim të çështjes ai u deklarua fajtor (vetëm nga bisedat e lira që bënte duke ndarë këto opinione) dhe u dënua 6 vjet me heqje lirie. Por për skraparasit ishte dhe mbetet një krenari më shumë... dhe me shumë përkushtim në Skraparin e tij ai vijon të jetë mjeku i njohur dhe intelektual që në çdo kohë me çantën e tij nën krah, nën ecejaket e një qyteti të vogël, fal shumë.
©Corovoda Online
       
         
close