Rreth mesditës së mërkurës 22 tetor 2014 u zhvillua në Çorovodë një takim mes drejtuesve të lartë vendor, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të njësive vendore për të diskutuar më së tepërmi mbi atë se çfarë pritet të sjellë reforma administrative - territoriale në Shqipëri dhe më tej edhe në Skrapar me specifikat lokale të zonës. Në takim kishte përfaësues të projektit STAR një projekt shumë i vlerësuar edhe në arean ndërkombëtare ndërsa corovodaonline ka postuar më herët detajet rreth këtyre projekteve. STAR nënkupton inicialet e grupit të fjalëve Support to Territorial and Administrative Reform Reforma Administrativo-Territoriale do të çojë në rritjen e efiçencës
administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të
ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe në përmirësimin e aftësisë
së tyre për të vënë punonjës të aftë në shërbim të publikut.Reforma Administrativo-Territoriale do të fuqizojë qeverisjen vendore
përmes decentralizimit të më shumë funksioneve dhe kompetencave dhe
alokimit të më shumë fondeve publike. E organizuar në njësi më të mëdha,
qeverisja vendore do të ketë më shumë mundësi për të marrë pjesë në
projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të tërhequr më shumë fonde
nga BE dhe donatorë të tjerë, për të negociuar me qeverinë qendrore dhe
për bashkëpunim më të gjerë mes bashkive e komunave. 61 njësitë vendore që do të ketë Shqipëria e pas 2015 do të kenë më shumë kompetenca. Thuajse administratat e pritshme do të ndërtohen në bazë tranimesh, kualifikimesh dhe testimesh të vazhdueshme. Mendohet se hapat e parë konkretë të prekshëm mund të merren në shtatorin 2016.
©Corovoda Online
©Corovoda Online