Shkrimi: Balkan Insight citon Çorovodën dhe Kanionet e Osumit. Intervista me Zamir Spatharën e Albania Rafting **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Shkrimi: Balkan Insight citon Çorovodën dhe Kanionet e Osumit. Intervista me Zamir Spatharën e Albania Rafting

Fatjon Kaloci
20.9.14
Tabloidi balkan BalkanInsight iu referua gjatë kësaj jave edhe bukurive të Kanioneve të Osumit. Mediapressi balkanik iu referua edhe një bisede bërë me Zamo Spatharën e Albania Rafting Group. Në shkrimin e javës së dytë të këtij shtatori 2014 thuhet: (shqipërimi: corovodaonline)
Si shumë fëmijë të moshës, në qytetin e vogël të Çorovodës së mesviteve '80-të,  Zamir Spathara kalonte shumë kohë duke lundruar në Kanionet e lumit Osum me komerdaret e gomave të traktorit. "Sa herë që zbrisja poshtë me shpejtësi, zemra ndalte dhe nuk e besoja eksitencën e kësaj bukurie në Shqipëri. I bëra një premtim vetes për t'a bërë këtë vend të njohur në gjithë botën, gjë që për atë kohë tingëllonte e pabesueshme për shokët e mi." - thotë Spathara. Nën regjimin stalinist të Enver Hoxhës, Shqipëria ishte një ndër vendet më të izoluara në botë, që sot mund të krahësohej me Korene e Veriut. Gjithësesi pas rënies së sitemit komunist në 1991, turistët filluan të vinin gradualisht, dhe kanionet e lumit Osum janë një ndër destinacionet më të njohura në vend. Kanioni është i gjatë rreth 13 kilometra, me një rrjedhje të klasit 2, dhe me një ekosistem unik të shkurreve mesdhetare.
Shkrimi i plotë u publikua në balkaninsight dhe corovoda online solli tek ju vetëm disa fragmente kortezi Balkan Insight.
©Corovoda Online / Kortezi Balkan Insight shkrimi i plotë në gjuhë parësore anglisht mund të ndiqet këtu
       
         
close