Në shpatin e malit të Tomorrit, afër qafës së Kulmakut ndodhet një vend i cili njihet si Gjurma e Abas Ali. Por çuditërisht kjo formë e ngjashme me një gjurmë në Shqipëri nuk gjendet vetëm në Skrapar. Një gjurmë e ngjashme ndodhet edhe në atë që quhet Qafa e Nishanit në Dodovec në rrethit e Beratit. Një gjurmë e tretë e ngjashme ndodhet në Krujë në një tyrbe të besimit bektashi. Nëse në mënyrë imagjinare do të ndërtonit disa viza ku do ti bashkonit këto tri gjurmë do të përftohet një trekëndësh si në foto përmes imazhit të google earth në bashkëngjitje. Disa mendime rreth ekzistencës së këtyre gjurmëve lidhen me malin e shenjtë të Tomorrit, Olimpin dhe Dodonën. Çuditërisht distancat në vijë të drejtë mes Tomorrit, Dodovecit dhe Krujës janë në raporte të njëjta me konstelacionin e Pegasus që formohet nga yjet. Në këtë terminologji Pegasus është një nocion i njohur mitologjik që nënkupton kalin fluturues. Por edhe për Abas Ali legjendat bektashiane flasin se ai fluturonte me një kal. Duke shfrytëzuar disa elementë matematikore nëse të dy trekëndëshat ai i krijuar mes Tomorrit - Dodovecit dhe Krujës si dhe trekëndëshi i krijuar në konstelacionin qiellor të Pegasus në mënyrë imagjinare po ti vendosësh mbi njëri tjetrin mund të merret një përputhshmëri mes tyre. Një tjetër element i çuditshëm i referohet një zbulimi bërë në 12 tetor 1995 ku në konstelacion u zbulua një yll që u quajt PEGASI 51 nga dr. Geoffrey Marcy dhe dr. Paul Butler. Sipas tyre ky Yll ka një planet që orbiton rreth tij por fiksoheni pak shifrën e mëposhtme. Sipas këtyre studiuesve ky yll PEGASI 51 ndodhet 50,9 vjet dritë larg nga toka. Studiuesi P.Zaimi i është referuar librit të shenjtë Kur'an në të cilin thuhet se që të arrish tek krijuesi duhet të ngjitësh shkallë që janë të larta 50 000 vjet dhe se një ditë tek krijuesi është sa 1 000 vjet në tokë.
SURETU EL MEARIXH Kaptina 70
Ajeti 4: Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (xhibrili) në një ditë që zgjat 50 mijë vjet (ose largësia e atyre shkallëve është 50 mijë vjet)
Ajeti 6: Atyre u duket si larg
Ajeti 7: Kurse neve ai na duket afër
Ndërsa në Bibël Apostuli Pal u drejtohet miqëve të tij tek "The Day of the Lord"
"Miqtë e mi, nuk duhet të harroni një gjë...Te Zoti vlen një shkallë kohe e ndryshme nga ajo e njerëzve. Te Zoti një ditë është si njëmijë vjet, po edhe njëmijë vjet janë si një ditë e vetme"...
Për ta besuar apo për ta mohuar, ju takon lexuesve por thënë shkurtimisht në thelb studimi do të tregoj se Mali i Tomorrit është i shenjtë dhe se disa artifakte dëshmojnë për një lidhje hipotetike me krijuesin. Ngjashmëria e gjurmëve në të tre zonat, distancat dhe format trekëndore që përputhen me yjësinë e Pegasus, dhe praninë e një ylli ku supozohet se aty mund të ndodhet krijuesi e bëjnë zonën tonë pak më mistike nga sa duket.
©Corovoda Online