Askush nuk mund t'a dijë se çfarë mund të jetë vite më pas... por që me veprën tënde, fjalën e mirë, përkushtimin të shndërrohesh në një himn të gjallë ku gjithë Skrapari thërret një emër... Ajo është ( këtu nuk ka ishte) Ekaterina Nuhellari (Ivashku). Corovoda Online dhe Koordinata X në këtë shkrim i dedikohet Katit, vajzës që fati desh që nga Rumania e largët ku muzika e himnit shqiptar të krijohej, vite më pas të këndohej nga një rumune në Shqipëri, më saktë këtu në Skrapar. E lindur në Rumani ku studioi në Universitetin "Carol Davila" Në Bukuresht, për mjekësi dhe farmaci nën specialitetin pediatri gjatë kohës së studimeve atje u njoh me një student të spikatur në studime, një shqipëtar si pak të tjerë që kishin mundësinë që përmes talentit dhe aftësive, gjatë atyre kohëve të studionin jashtë vendit. Ky student ishte Behar Nuhellari, një tjetër krenari për Skraparin. Në mes viteve 1963 - 1964 së bashku me Beharin në Çorovodë do të vinte edhe studentja Ekaterina Ivashku por tanimë me një tjetër status, me shokun e saj të jetës. Vështirësitë e mentalitetit të asaj kohe për Skraparin e atyre viteve do të mbanin epiqëndër vajzën që gjithkush po e quante Kati, me një nur bukurie të veçantë, ndërsa Razija kunata e saj do të ishte pika e referimit të një respekti të pamasë që në përqafimin e parë kur u njoh me të. Ekaterina do të punonte në spitalin e Skraparit dhe ajo në regjistrat e kohës figuron si Mjekja e Parë që në 1968 nisi vizitat e fëmijëve. Pavarësisht se ky vit konsiderohet si fillimi zyrtar i Repartit të Vizitave të pediatrisë, në arkivën e kohës që në 1964 ajo që do të niste konsultimet e vizitat e fëmjëve fillimisht me një orë në ditë do të ishte Ekaterina Nuhellari (Ivashku). Në 1968 Kati do të punonte së bashku me infermierët Bedrije Gorçe dhe Zihni Hasanaj. Emancipimi do ishte sfida e parë e atyre kohëve për Skraparin e fundviteve 60' ku varfëria dhe patriarkalizmi me vështirësi pranonin "një të huaj në oborrin hermetik të sistemit të asaj kohe".
Ervehe kujton:
"Në vitin 1966 ndërsa isha në pritje të fëmijës së dytë, Kati, një ndër gratë më të bukura të Skraparit la një kujtim që s'do e harroj. Në atë kohë nuk kishte aparatura për të parë nëse fëmija ishte vajzë apo djalë, ndërsa unë fëmijën e parë e kisha vajzë dhe, im atë, njerëzit e burrit të gjithë prisnin që të lindte djalë. Kur unë linda, Ekaterina e mori bebin në krah dhe ma mbajti 4 ditë në dhomën e punës së saj. Kur im atë erdhi për të marrë vesh lajmin se çfarë kisha lindur, Kati doli e para dhe duke i hedhur duart në qafë i tha me atë shqipen që sa embël tingëllonte në gojën e një rumuneje: Lindi vajzë ... një vajzë shumë të bukur, dhe e përqafonte në mënyrë që të inkurajonte gëzimin pavarësisht se të gjithe donin që të sapolindurit të ishin djem. Me atë mënyrë të ëmbël komunikimi, ndërsa unë shihja nga dritarja sesi të gjithë filluan të gëzoheshin pavarësisht se ishte vajzë... Madje Ekaterina e deshi aq shumë vajzën që solla në jetë dhe emrin doja t'ja vendoste vetë ajo... kështu Margarita është emri që Ekaterina vendosi..."
Të emancipoje një shoqëri që në themel ishte patriarkale në zonat e Skraparit nuk ishte e lehtë, ndërsa Kati e kudogjendur do të edukonte dhe rriste kulturën shëndetësore në çdo konsultë dhe vizitë për çdo familje skraparase që nga fshatrat më të largët vinin dhe kërkonin doktoreshë Katin. Por çdo rreze dielli ndiqet pas nga hijet... Rregjimi i dikurshëm kishte si aksiomë faktin që çdo i huaj përbënte rrezik "se mos spiunohej uzina e Poliçanit"...e nën këtë dogmë ajo nuk do të mund të shkonte në vendlndjen e saj. Vitet do të kalonin dhe më pas ata do ti transferonin të dy, Beharin dhe Ekaterinën në Memaliaj ... Në shtëpinë e tyre të re në Memaliaj të dy si mjekë punuan me përkushtim dhe populli i Memaliajt i respektoi dhe vlerësoi përjetësisht... Spitali i Tepelenës sot mban emrin Katerina Nuhellari... si një himn për krenarinë skraparase përjetësisht.
©Corovoda Online / Krediti L.N