Një tjetër sukses në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike në Skrapar. Këtë të mërkurë 6 gusht 2014 më së paku 200 rrënjë Kanabis Sativa u gjetën në fshatin Therepel, pjesë e Komunës Vëndreshë, Skrapar. Tre shtetas I.H. 30 vjeç, E.H. 24 vjeç dhe E.H. 16 vjeç të tre vëllezër ranë në pranga. Por sipas policisë dyshohet se dy shtetas të tjerë kanë lejuar kultivimin e lëndës narkotike. Në proçedim penal është çuar edhe kryeplaku i fshatit Therepel sipas njoftimit të bluve R.H. 62 vjeç si edhe Kryetari i Komunës Vëndreshë S.D. 48 vjeç.
©Corovoda Online
©Corovoda Online