Therepel. 70 vjetori i Brigadës së 16të. Qarku Berat akordon titullin "Nderi i Qarkut" Me vlerësim edhe Tajar Grepcka **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Therepel. 70 vjetori i Brigadës së 16të. Qarku Berat akordon titullin "Nderi i Qarkut" Me vlerësim edhe Tajar Grepcka

Fatjon Kaloci
23.8.14
Më herët gjatë javës në 20 gusht 2014 me qindra ishin të pranishmit që morën pjesë në kremtimin e 70 Vjetorit të Krijimit të Brigadës së 16të në Therepel, Skrapar. Krahës banorëve vendas me qindra ishin të ftuarit mes tyre edhe personalite të larta. Aktiviteti u organizua nga Këshilli i Qarkut, Komuna Vëndreshë dhe Organizata e Veteranëve të LANÇ-it.
Ishin të pranishëm veteranë, anëtarë të Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues të Komunës së Vëndreshës, banorë të zonës etj.
Ishin të pranishëm gjithashtu ,Ministri i Drejtësisë z.Nasip Naço, Kryetari i Këshillit të Qarkut z.Petrit Sinaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës z,Shkëlqim Brisku.
Pas vendosjes së kurorave me lule në memorialin kushtuar kësaj ngjarjeje të rëndësishme të LANÇ-it për qarkun e Beratit, si edhe ekzekutimit të Himnit Kombëtar ,u bënë përshëndetjet e rastit.
Kryetari i Komunës Vëndreshë z.Sulejman Dervishi , duke përshëndetur gjithë të pranishmit, theksoi rëndësinë e kremtimit të Jubileut të 70-të të Brigadës së 16-të Sulmuese. Kjo ngjarje ,-tha ai midis të tjerash,- ishte një kthesë e rëndësishme në zhvillimin e luftës partizane kundër pushtuesve fashist për çlirimin e gjithë Shqipërisë. z.Dervishi theksoi rëndësinë e veçantë që ka përkujtimi i ngjarjeve të rëndësishme të luftës të cilat u shërbejnë gjithë brezave që vijnë.
Nuk ka munguar përshëndetja edhe nga ish –partizanë të Brigadës së 16-Partizane,  të cilët , dje, në luftë, me gjakun, mundin dhe sakrificat e tyre bën të mundur Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazist. Ndërsa sot, mbeten nje model i përhershëm frymëzimi dhe mirënjohjeje .
Një përshëndetje ka ardhur edhe nga z.Nasip Naço ,I cili pasi vlerësoi aktivitetin dhe pasi përgëzoi organizatorët e tij , ndër të tjera theksoi rëndësinë e veçantë që merr përkujtimi i ngjarjeve të luftës  së LANÇ-it , ku populli i Skraparit dhe i gjithë trevës së Beratit, sigurisht ka dhënë një kontributë të jashtëzakonshëm.
Nderim dhe respekt, ka rezervuar z.Naço gjatë fjalës së tij , për gjithë partizanët dhe partizanet e Brigadës së 16- sulmuese të cilët mbeten yje të pashuar në panteonin  e luftës.
Në emër të Këshillit të Qarkut , Kryetari i këtij këshilli z.Petrit Sinaj, ka ngritur lartë kontributin, sakrificën dhe mundin e partizanëve të Brigadës së 16-sulmuese .Pasi është ndalur te kontributi i këtij formacioni luftarak  në çlirimin e vendit , Sinaj theksoi -, se përkujtimi i ngjarjeve të luftës është një nga obligimet kryesore të Këshillit të Qarkut, sepse , -theksoi ai, – nderimi  dhe vlerësimi i ngjarjeve dhe personaliteteve me kontribute në luftë është përpos të tjerash,  vështrim drejt së ardhmes.
Sipas Kryetarit të Këshillit të Qarkut , përvjetori i 70-të i formimit të njerit prej formacioneve më të rëndësishme partizane siç ishte Brigada e 16-Partizane , është një rast i shkëlqyer që ne të vlerësojmë , jo vetëm pjesëmarrësit që sot kanë ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe të gjithë atyre  partizanëve  që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë.
Më tej, Sinaj ka njohur të pranishmit me dy tituj e nderit që Këshilli i Qarkut ka akorduar për Brigadën e 16-Partizane dhe për z.Tajar Grepcka, duke lexuar edhe motivacionet përkatëse:


KËSHILLI I QARKUT ME VENDIM
Nr.17, Datë 18.04.2014
I JEP TITULLIN:
“NDERI I QARKUT”
“BRIGADËS XVI PARTIZANE”
“PËR KONTRIBUTIN E RËNDËSISHËM NË LUFTËN KUNDËR FASHIZMIT PËR ÇLIRIMIN E ATDHEUT DHE FITOREN E LIRISË



KËSHILLI I QARKUT ME VENDIM
Nr.17, Datë 18.04.2014
I JEP TITULLIN:
“NDERI I QARKUT”
TAJAR   HASAN  GREPCKA
 “ PËR TRIMËRI,VENDOSMËRI,HEROIZËM NË ORGANIZIMIN DHE DREJTIMIN E FORMACIONEVE LUFTARAKE NË LUFTËN KUNDËR FASHIZMIT PËR ÇLIRIMIN E ATDHEUT DHE FITOREN E LIRISË ”


Atmosfera në fshatin Therepel ka qënë mjaft festive dhe të tillë e kanë bërë edhe ish-partizanët dhe partizanet nga rrethet Berat, Skrapar, Kuçovë, Fier dhe Lushnje. Sot të thinjur , plot rrudha , ish-partizanët kanë patur rastin jo vetëm të ritakojnë njëri-tjetrin, por edhe të rikujtojnë ngjarje nga ajo epope e lavdishme e luftës partizane.
©Corovoda Online
       
         
close