Televizioni maqedonas flet per Skraparin dhe Jugun e Shqiperise.Kanali Tv2 jep reportin VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Televizioni maqedonas flet per Skraparin dhe Jugun e Shqiperise.Kanali Tv2 jep reportin VIDEO

Fatjon Kaloci
10.6.14
Rakia Unike e Skraparit... keshtu nis nje shkrim i detajuar i nje kanali lokal televiziv ne shtetin fqinj te Maqedonise ndersa nje jave me pare nje perfaqesi e kooperimit Invest Macedonia dhe Agjensise Kombetare te Turizmit te Shqiperise vizitoi krahes disa zonave ne jug te Shqiperise edhe Skraparin.
Me poshte Corovoda Online jep te plote raportin tekst te publikuar nje dite me pare ne websitin zyrtar te kanalit primar te Gostivarit ne Maqedoni.
Rakia unike e Skraparit, vera e mirënjohur beratase, banja termale e Përmetit si dhe kalaja perlë e Gjirokastrës janë ndër vlerat e rralla dhe unike të Shqipërisë të cilat që çdo shqiptar do të donte t’i vizitonte. Për këtë qëllim, Zyra Ndërkombëtare “Invest Macedonia”, përgjegjëse për Shqipërinë dhe Kosovën në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë si dhe Bashkitë e katër qyteteve, mundësuan që mediat shqiptare nga Maqedonia në një vizitë treditore atje të njihen nga afër me përvojën sipërmarrëse, vlerave tradicionale, turistike, kulturore dhe kulinare të Skraparit, Beratit, Përmetit dhe Gjirokastrës. Drejtuesi i Zyrës “Invest Macedonia”, Shqipëri & Kosovë, Fatos Mustafa thotë se ishte një mundësi e mirë që përmes medias të eksplorohen mundësitë për bashkëpunim në turizëm, në përgatitjen e paketave turistike rajonale, por edhe për të rritur shkëmbimet tregtare si dhe investimet mes dy vendeve. “Zyra që unë drejtoj deri tani ka organizuar ture promovuese në Maqedoni, por rritja e interesit shtroi nevojën që kjo përvojë të shtrihej edhe në Shqipëri. Përmes mediumeve u përcollën përvojat e veçanta që ofron Berati, Skrapari, Përmeti dhe Gjirokastra. Shpresoj që ky tur biznesi të kthehet në një traditë”, tha Mustafa. Madiat e pranishme në këtë organizim ndërshtetëror mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndër të cilat edhe gazeta Koha, patën mundësinë të njihen nga afër me origjinalitetin e vlerave unike, siç është Berati, Skrapari, Përmeti dhe Gjirokastra, mbase nuk kanë qenë të njohura në përmasa të gjerë nga shqiptarët e Maqedonisë. Agjenda filloi me vizitën në Bashkinë e Beratit, me ç’rast përfaqësuesit e mediat nga Maqedonia realizuan takim me kryetarin e Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi si dhe përfaqësues të sektorit të biznesit nga zona e Beratit. Në takin e ralizuar në Bashkinë e Beratit, u shqirtuan mundësitë e shkëmbimit tregëtar mes dy vendeve. Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi u shpreh i kënaqur nga kjo vizitë duke shtuar se vizitorët nga Maqedonia në të kaluarën kanë munguar në këtë zonë, duke shpresuar që kjo të mos ndodhte edhe në të ardhmen. Ai foli në hollësi mbi vlerat unike të kësaj zone, siç janë ushqimet e kulinare të Zonës së Beratit. Gjatë qëndrimit në Berat, u vizituan kalaja e Beratit, Muzeu Ikonografik “Onufri”, muzeu Etnografik, si dhe kantinat më të njohura për prodhimin e Verës në qytetin e “Një mbi një dritareve”, siç njihet ndryshe Berati. Vlera të jashtëzakonshme paraqisnin edhe resurset natyrore të zonës së Çorovodës. Kurora e gjithë bukurisë natyrore të zonës paraqitej Mali i Tomorit. Edhe gjatë qëndrimit në Çorovodë të Skraparit përfaqësuesit nga mediat kryesore nga Maqedonia, realizuan takim me kryetarin e Bashkisë, Nesim Spahiu, i cili pos resurseve të bujshme natyrore të zonës, u fokusua në prezantimin e biznesit të zonës dhe prezantimin e produkteve vendore. Gjatë qëndrimit në Zonën e Skraparit, u vizituan edhe katedralja “Porta e Djallit “ si dhe kanionet e Osumit, ku si risi e viteve të fundit ishte kultivimi i sportit ekstrem të quajtur “Rafting”. Kjo zonë karakterizohej edhe nga legjendat e krijuara ndër shekuj, siç ishte monumenti i ngritur për Abaz Aliun si prijës shpirtëror i komunitetit bektashian si dhe vrima e gruas. Rrugëtimi vazhdoi në Përmet, një zonë e karakterizuar nga resurset e shumta natyrore dge ndër më të bukurat e jugut të Shqipërisë. Pas takimit me kryetarin e Bashkisë Gilbert Jaçe, u vizitua kanioni i lumit “Vjosa”, i cili po ashtu shërbente edhe për sportit tashmë të popullzuar në këtë zonë, “Rafting”. U prezantuan edhe ujërat termale të Benjës të cilat janë kurative në disa sëmundje, si dhe malet e Dhembelit” dhe “Nemerckës”. Në Bashkinë e Përmetit, tashmë funksiononte edhe Qendra Kulturore multifunksionale, nga ku nxiteshin projektet dhe politikat për zhvillimin turistik të zonës. U vizituan edhe disa qendra agrobiznesi të produkteve dhe ushqimeve kulinare të Zonës. Vizita u përmbyll në vendlindjen e mbretit të penës shqiptare Ismail Kadara, në Gjirokastrën që tanimë ruhet nga “Unesko”. Karakteristik e Gjirokastrës e cila vizitohej nga dhjetëra dhe mijëra turistë brenda vitit, ishte kalaja e qytetit e përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Vlerë e zonës ishte edhe muzeun kombëtar i armëve si dhe muzeu etnografik, e njohur ndryshe si shtëpia e Enver Hoxhës. Ushqimet kulinare te zonës, paraqisnin vlerë unike dhe vlerë të shtuar për banorët e Gjirokastrës. Delegacioni u shoqërua nga nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Odhise Kote i cili mes tjerash theksoi se Gjirokastra paraqet një letërnjoftim për gjithë shqiptarët, andaj ftoi ato me theks të veçantë shqiptarët nga Maqedonia të vizitojnë këtë qendër të rëndësishme historike për kombin shqiptar. Para medieve u prezantuan edhe përfaqësues të sektorit turizmit dhe biznesit. Në të gjitha takimit, mikpritja nga drejtuesit e institucioneve dhe popullatës vendase verifikoi edhe njëherë mikpritjen shqiptare, për çka për mediat e pranishme u ndanë edhe mirënjohje zyrtare.

©Corovoda Online
       
         
close