Bektashinjtë nisin Matemin 2014. Ja disa detaje qe duhen ditur për ata që do t'a ushtrojnë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Bektashinjtë nisin Matemin 2014. Ja disa detaje qe duhen ditur për ata që do t'a ushtrojnë

Fatjon Kaloci
29.6.14
Ndërsa muslimanët kanë nisur muajin e shenjtë gjatë të cilit ata agjerojnë, për bektashinjtë nis periudha e Matemit e pikërisht në këtë kuadër Corovoda Online ju jep disa specifika më shumë. Matemi konsiderohet si një periudhë reflektimi që çdo bektashi duhet t'i ndjekë. Sipas bektashizmës si Evrad janë dy lutje të veçanta, njëra në mëngjes kur agon dita dhe tjetra në mbrëmje kur perëndon dielli. Në k(traditë) Pervec detyrave dhe normale te pergjithshme shpirterore bektashizma ka si EVRAD (tradite) dhe dy lutje te vecanta ,njeren ne mengjes kur agon dita dhe tjetren ne mbremje kur perendon dielli . Në këto falje bektashijte i luten Zotit të madh për mbarëvajtjen dhe përparimin e të gjithë njerëzimit. Në agjerimin përkujtimor të Matemit (zisë) që është zija e qerbelasë, në këto ditë zije përkujtohen të gjithë dëshmorët e qerbelasë me Imam Hysenin e madh në krye të cilët ranë dëshmorë në fushën e nderit duke qënë të etur e të djegur për një pikë ujë në vapën e gushtit. Këtë nuk e bëjnë vetëm bektashijtë por e gjithë bota islamike (nutset) dhe sidomos të gjitha rrugët mistike e çmojnë dhe e përkujtojnë këtë sakrificë dhe për nder të dëshmorëve të qerbelasë nuk pijnë ujë për 10 ditë me rradhë.
Ky përkujtim bëhet dhjetë ditë me radhë ne dhjetë ditët e para të hënës Muharrem, sepse ngjarja e Qerbelasë ndodhi pikërisht në këtë hënë, ne vitin 63 të Hixhretit. Ky përkujtim quhet MATEM, fjalë e cila në persisht do të thotë zi. Për kujtim dhe nderim të Dëshmorëve të Qerbelasë, besimtarët nuk pijne ujë gjatë dhjetë ditësh me radhë. Përveç kësaj, mënjanojnë lukset dhe dëshirat dhe shkojnë në Teqetë për të përkujtuar ngjarjet e paharruarshme të Qerbelasë, me zëmër të pikëlluar dhe me këto fjalë në gojë: Ja Imam! Ja Imam! Por në kohën e Matemit, bashkë me ngjarjet e Qerbelasë, përkujtohen edhe të gjitha ngjarjet dhe sakrificat e mëparëshme, të bëra në shërbim të njerëzimit. Përmënden me radhë vuajtjet dhe mundimet që hoqën të gjithë Profetët për plotësimin e misionit të tyre të shënjtë. Këto përmëndje bëhen në këtë menyrë:

1. Natën e parë përkujtohen mundimet që hoqi Profeti Adem në kryerjen e misjonit të shënjtë. Përmëndet edhe krimi që ndodhi midis djemvet të tij si edhe ngjarjet që përshkoi ai vetë për t'u- përsosur. Përkujtohen ngjarjet e Nuhut, i cili vuajti shumë prej populI it ne plotesimin e misionit te vet. Përkujtohen vuajtjet e Ibrahimit, i cili u-huadh në zjarr prej Nemrodit te mallkuar, sepse predikonte rrugën e drejtës të Perendisë. Përkujtohen vuajtjet e Jusufit, i cili u-huadh në pus prej vëllezërve të tij sepse ishte i pastër dhe kishtë fituar simpathinë e prindërve. Përkujtohen vuajtjet që hoqi Musai prej Faraonit të mallkuar, sepse ky i fundit donte t'a sundonte popullin me shtypje dhe të ishte Perëndi i tij. Dhe në fund përmënden vuajtjet që hoqi prej njerëzve të fuqishëm Krishti i Madh, për të vetëmin faj së u-vu pa rezervë në shërbim të njerëzimit, duke predikuar rrugën e se vërtetës, paqes, drejtësisë, vellazerimit dhe përsosmërisë njerëzore.

2. Natën e dytë përkujtohen vuajtjet e Profetit Muhamed, i cili hoqi shumë mundime për t'a nxjerrë popullin nga errësira e skllavërisë në dritën e mirësisë e të njerëzimit.

3. Natën e tretë përkujtohet i Madhi Ali, i cili ra Dëshmor për t'a udhëhequr botën në rrugën e mbarë.

4. Natën e katërt përkujtohet Imam Hasani, i cili u-hel- mua me të pabesë nga njerëz të pashpirt, sepse predikonte paqen dhe rrugën e vërtetë.

5. Natën e pestë përkujtohet gjithë jeta e Imam Hysejnit.

6. Natën e gjashtë përkujtohet emigrimi i Imam Hysenjit nga Medineja në Mekkë, per të mos shkakëtuar grindje me Jezidin.

7. Natën e shtatë përkujtohet Myslim ibn Akili, i cili shkoi si delegat i Imam Hysejnit ne Kufe, ku u-trathëtua dhe ra Dëshmor bashkë me të dy djemt e tij të vegjël, Muhtarin dhe Ibrahimin.

8. Natën e tetë përkujtohet udhëtimi i Imam Hysejnit per ne Kufe, ku shkonte i ftuar nga populli per t'i drejtuar ne rrugën e mbarë.

9. Natën e nëntë përkujtohet arritja e Imam Hysejnit në Qerbela, ku mori letrën e Myslimit, me të cilën e lajmëronte të mas shkonte në Kufe, se populli ktheu fjalën.

10. Natën e dhjetë, që është nata e fundit, tregohet lufta e Qerbelasë, ku Imam Hysejni ra Dëshmor në fushën e Fesë se bashku me shokët e tij.

Kur merr fund Matemi, atëhere në Teqetë fillon të pregatitet Hashureja, ëmbëlsira e përmotëshme në kujtim të ngjarjes së Qerbelasë. Hashureja pregatitet me një ceremoni fetare të veçantë, gjatë së cilës këndohet me zë të lartë Merthijeja, një vjershë vajtimi për Imam Hysejnin. Në mbarim të kësaj ceremonie, dhe pasi bëhet lutja fetare në një heshtje të madhe zije, populli i mbledhur në Teqetë fillon të hajë Hashurenë, duke përkujtuar me adhurim Imam Hysejnin dhe duke mallëkuar Jezidin dhe pasonjësit e tij. Matemi ndryshon nga agjërimi pasi ndryshe gjatë Matemit bektashinjtë mund edhe të ushqehen por vetëm të mos pijnë ujë. Në vend të ujit gjatë këtyre ditëve bektashinjtë përdorin dhallën ose oshafën e kumbullës.
©Corovoda Online
       
         
close