Një faqe në internet do t'u kushtohet të gjithë atyre figurave dhe personaliteteve qe kane dhënë kontribut për Çorovodën. Kjo do të jetë nisma me e re e Bashkisë Çorovodë që do të synoj njohjen me jetën, edukimin, veprimtarinë e secilit prej afro 32 personaliteteve që mbajnë titulin "Qytetar Nderi" ndër vite. Informacionin për këtë risi e dha Kryetari i Bashkisë Çorovodë Nesim Spahiu në mesditën e së dielës ndërsa në sallën e Kinemasë "Tefik Lapani" u mbajt një takim ku u vlerësuan me titullin Qytetar Nderi pas vdekjes 4 personalitete me kontribut në jetën e Skraparit ndër vite si dhe një personaliteti të pestë për kontributin që jep edhe aktualisht në fushën e arsimit privat.
©Corovoda Online
©Corovoda Online