Të ishe në qytet por të punoje në fshat... dhe më së shumti të ishe grua... Jemi në një kohë tjetër por Corovoda Online shkon me rubrikën Koordinata X në mes vitet 70'. Për të parën herë në historikun e Skraparit, gruaja e parë që do të mbante timonin e një traktori të së dikurshmes "S.M.T" ishte Xhezmije Dyrmishi. Shumë shpejt, në fokus të vëmendjes patriarkale me të cilën bashkëjetonte prej qindra vitesh Skrapari do t'i linte vend edhe figurën e gruas së fortë, të shkathët të timonit të një aspirimi për barazi gjinore që sapo lindte në Skraparin e thellë. Fill pas saj, në një tjetër nismë një tjeter grua - "shofere" apo traktoriste le ta themi më mirë, do t'i shtohej Skraparit. Ajo do të ishte Xhevahire Nano do të ishte në drejtim te traktorit edhe ajo por jo e vetme. Pasi pak kohë më pas do ti bashkohej bashkëshortit të saj edhe ky punonte traktorist. Më vonë në Skrapar kjo "dukuri" po e quajmë për kohën e atëhershme dukuri u pasua edhe nga Fatmira Gode etj. Detaje pakëz të veçanta por që synojmë të sjellim edhe copëza të një jete tepër të pasur të së djeshmes skraparase. Misioni i Corovoda Online për njohjen e Skraparit shumëdimesional vijon.
©Corovoda Online / Pamje marrë ne Web
©Corovoda Online / Pamje marrë ne Web