Intervista: Kreu i Parlamentit Ilir Meta i ftuar ne Jamais Vu. Lidhja me Vendlindjen. Ja disa pasazhe te intervistes **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Intervista: Kreu i Parlamentit Ilir Meta i ftuar ne Jamais Vu. Lidhja me Vendlindjen. Ja disa pasazhe te intervistes

Fatjon Kaloci
2.3.14
Dy nete me pare ne  28 shkurt 2014 kreu i Parlamentit Ilir Meta ishte i ftuar ne formatin Jamais Vu ne Ora News te moderatorit tjeter skraparas Mustafa Nano. Ne nje interviste te gjate dhene per publikun, corovoda online vecon disa pasazhe qe lidhen me Skraparin gjate kesaj interviste.
*Lidhja me vendlindjen Ka njerëz që mendojnë se ju keni jetuar në Skrapar. Me sa di unë ju nuk keni jetuar në Skrapar?
E para, jam krenar që kam lindur në Skrapar. E dyta, nuk kam jetuar, sepse që në moshën një po dy vjeç, prindërit janë vendosur në Tiranë. Babai ka qenë me punë më përpara dhe jam rritur këtu, çerdhja, kopshti, shkolla fillore “Kongresi i Lushnjës”, 8-vjeçare “Fan Noli”, gjimnazi “Sami Frashëri”, por gjithmonë kam qenë shumë i lidhur me Skraparin. Në periudhën e verës gjithmonë preferoja që të shkoja më shumë në Skrapar se sa të shkoja në plazh. Kjo ka qenë lidhje e vazhdueshme, është një lidhje shumë e fortë, është një lidhje që të tjerët janë përpjekur të ma përdorin për të më fyer ndonjëherë. Por mua kjo asnjëherë nuk më ka shqetësuar…
*E keni fjalën për Fatos Nanon?
Jo, jo. Nuk më ka shqetësuar, përkundrazi jam shumë krenar që edhe vajza ime e vogël, e cila është vetëm 9 vjeç, kur dikush e pyet nga është, i thotë që është nga Skrapari. Jam shumë i kënaqur për përkatësinë time dhe mendoj se është një popull i jashtëzakonshëm. Do të më lejoni që t’ju tregoj vetëm një histori që e përmend vazhdimisht në raport me traditat, me miqësinë. Është një popull i jashtëzakonisht, bujar, i sakrificës, i punës, i fjalës. Është një popull i veçantë. Jo se vetëm ky është një popull në Shqipëri, përkundrazi. Më lejoni që t’ju tregoj një histori shumë interesante. Vete njëherë në një fshat që ju ndoshta nuk keni pasur rastin të shkoni, në Leskovë. Një fshat shumë i largët. Dhe aty kisha lënë një takim në vitin ‘96-‘97. Aty më vjen një nga banorët e fshatit dhe më thotë që “Dua të vish tek unë për një kafe etj., sepse nusja ime është nga Çepani”, fshati nga jam unë me origjinë. Me këtë rast ishim miq domethënë. Unë për ta respektuar, patjetër i thashë, do mbaroj takimin, do vijmë për kafe. Të tjerët të cilët merreshin me takimin, më thonë “Po pse i the për kafe, ai është më i varfi i fshatit”. Po mirë për kafe u thashë. Po më thonë: jo, ai do të shtrojë drekë. Pasi mbaruam ne shkuam aty, sepse i kishim dhënë fjalën dhe ai vërtet kishte therur pula, një drekë shumë të mirë, nuk mund të thoshe që ishte më i varfri i fshatit. Dhe unë u ndjeva jo mirë, duke më thënë edhe këta që ky ishte më i këputuri dhe i thashë: “Çfarë ke bërë kështu?. E lamë ndryshe, e bëmë ndryshe etj”. Dhe ai më thotë një gjë shumë interesante që unë nuk e kam harruar asnjëherë. Më thotë: Po pse për çfarë u harxhova, për çfarë jetoj unë shoku Ilir këtu në mes këtyre maleve? Jetoj një ditë për të pritur një mik. Është pra, filozofia e një populli mjaft të veçantë. Padyshim që është një traditë shqiptare, por më pyetët për traditën nga vij unë.
*Pas 12 vitesh, ku do të jetë Ilir Meta? Në Shqipëri, kjo është e padiskutueshme.
Jo padiskutim në Shqipëri. Sigurisht jo se mund të jeni edhe jashtë. Pra, do të jetë sërish Ilir Meta në krye të LSI-së, në pozicion dominant në politikë? Nuk do të jeni sërish me “Laurën” tuaj, Monikën?
Më Tiranë ose në Skrapar ose në Lalëz. Unë mendoj se do të jem këtu. Raporti me politikën varet nga ajo që unë do të kontribuoj në të ardhmen, por besoj se jam shumë më realist se shumë politikanë të tjerë në raport me kohën. Mendoj se çdo politikan duhet të vendosi një raport sa më të drejtë me kohën, dhe duhet të jetë sa më i dobishëm për atë periudhë angazhimi të jetës publike që ai ka. Në çdo moment kur kjo kthehet në qëllim në vetvete, atëherë kjo është kundërproduktive dhe sigurisht që nuk i besoj askujt
©Corovoda On Line - * pyetje të bëra nga Mustafa Nano
       
         
close