Shkrihen Komunat e Skraparit. Ndarja e re territoriale: Varianti kryesor: 2 Bashki do te veprojne ne Rrethin e Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Shkrihen Komunat e Skraparit. Ndarja e re territoriale: Varianti kryesor: 2 Bashki do te veprojne ne Rrethin e Skraparit

Fatjon Kaloci
23.2.14
Mendimet e ndryshme mbi Ndarjen e re Territoriale qe do te konkretizohet me hapat e saj te pare zyrtare nga muaji shtator 2014, parasheh edhe dy variante per Skraparin. Ne variantin e pare nje nder kriteret qe merret si baze eshte dendesia e banoreve per shtrirjen gjeografike. Sa u përket këtyre njësive të reja që do të krijohen, në projektligj parashikohet që për zonat me densitet të lartë, numri i popullsisë duhet të jetë minimalisht = 30 mijë, për zonat me densitet mesatar = 20 mijë, dhe ato me densitet të ulët, 10 mijë banorë. Rrethi Skrapar, 2 bashki ka një popullsi prej 27833 banorësh, ky rreth me kriteret e reja të ndarjes territoriale mund të ndahet në 2 bashki nga 10 njësi administrative që ka tani. Bashkia e Çorovodës dhe e Poliçanit janë qendra kryesore qe besohet sipas ketij varianti se do te "mbijetojne" nga ndarja e re territoriale. Nje variant tjeter qe qarkullon eshte edhe ai i krijimit vetem te nje komune dhe sipas ketij varianti do te kete 1 komune por asnje bashki. Gjithesesi diskutimet e para zyrtare per kete reforme do te behen ne shtator 2014
©Corovoda On Line
       
         
close