Kahreman Ylli nuk donte as që ta arrestonin në Tiranë, në shtëpi. Një ide i erdhi nga historia e Kristaqit dhe Margaritës. Udhëtimi i tyre qe ndërprerë befasisht dhe misteriozisht pranë Kavajës, në Gosë, ku ata i pushkatuan. Edhe Kahreman Ylli, duke qenë i sigurt se atë e survejonin, mendoi të ndalonte në Golem, jo larg vendit ku qenë pushkatuar Kristaqi dhe Margarita, që t’ u jepte rastin ta arrestonin atje nëse donin ta bënin këtë gjë. Kështu, duke udhëtuar për në Tiranë, Kahreman Ylli i kërkoi befas shoferit që ta ndalonte makinën në Golem të Kavajës, pranë bregut të detit. Së paku ky është versioni që dha më pas shoferi i tij, i pyetur nga familjarët. Ndoshta ishte edhe një dëshirë e beftë për të parë detin? Ndoshta Kahremani donte që të përjetonte edhe një herë atë ditë të largët tetori të vitit 1944 kur ai u plagos në Sarandë, pikërisht në bregdet. Ndoshta donte të shikonte detin për herë të fundit në jetën e vet, se mendonte që atje ku do ta dërgonin, do ta kishte të vështirë që të shikonte qiellin, e jo më detin. Vdekja ia kishte treguar fytyrën e saj buzë detiti atë ditë vjeshte të vitit 1944, në Sarandë. Kahremani doli ta shikonte fytyrën e saj këtë ditë vjeshte në Golem. Por ata që kishin bërë skenarin e eliminimit të Kahreman Yllit, nuk kishin në plan arrestimin e tij, por diçka tjetër. Enver Hoxha nuk mund t’ i lejonte vetes luksin që ta eliminonte zyrtarisht Kahreman Yllin, duke përdorur dramaturgjinë e tij të terrorit. Enver Hoxha nuk mund të përsëriste në 1975 historinë tragjike të komandantit partizan skraparli, Mestan Ujanikut. Enver Hoxha e dinte se se Skrapari do ta përjetonte shumë keq këtë gjë, se nga Skrapari nuk ishte askush në udhëheqjen komuniste.
Pastaj çfarë do të thoshte skraparliu Xhelal Staravecka në Perëndim, ish-komandanti partizan që kishte dezertuar dhe ishte bashkuar me antikomunistët në 1943, dhe që tani denonconte Enver Hoxhën dhe regjimin e tij. Pasiqë ishte dënuar komandanti tjetër partizan skraparli, Dilaver Radeshi, ish-vartësi i Staraveckës, se pati kurajën që ta qortonte Enver Hoxhën për vendimin e heqjes së gradave në ushtri, Staravecka do të kishte të drejtë të thoshte se që të mbijetonte një komandant partizan skraparli duhet të ishte ose pensionist si Riza Kodheli, ose i arratisur në Perëndim si Xhelal Staravecka! Kur Xhelal Staravecka u largua nga brigada partizane, në vjeshtën e vitit 1943, ai i dërgoi fjalë edhe Kahreman Yllit, ashtu si disa të tjerëve, që të ndiqte shembullin e tij. Xhelal Staravecka i tha Kahreman Yllit se përderisa nuk e kishin zgjedhur anëtar të Komitetit Qendror të Partisë, as në mbledhjen themeluese dhe as në atë të Labinotit, kjo tregonte se qe në listën e të padëshiruarve, dhe se herët ose vonë do ta pësonte nga shokët e përbashkët të tyre. Fjalët e Xhelal Staraveckës rezultuan të qenë profetike. Nëntë vjet pasiqë Xhelal Staravecka i tha këto fjalë, Enver Hoxha e quajti Kahreman Yllin, publikisht, “fashist”, nga tribuna e Kongresit të Partisë. Pas kësaj eliminimi i tij ishte një çështje kohe. Kjo kohë erdhi në 1975.
Në atë kohë Enver Hoxha e kishte ndjerë pakënaqësinë e skraparlinjve të lidhur me Partinë e tij deri në fjalët e Heroit të Popullit, Zylyftar Veleshnjës, gjatë vizitës që i bëri këtij të fundit në shtëpi, në 1971. Në 1 dhjetor 1971, u bë ky dialog mes Enver Hoxhës dhe Zylyftar Veleshnjës:
“SHOKU ENVER HOXHA: Ti ke bërë shumë për Partinë, nuk ke kursyer asgjë për të.
SHOKU ZYLYFTAR VELESHNJA: Edhe djali që vdiq ishte i Partisë, agjitator i saj, me librin e Partisë në dorë shkonte kudo.
SHOKU ENVER HOXHA: Nuk pati mundësi të evitohej fatkeqësia?
SHOKU
ZYLYFTAR VELESHNJA: Korrenti në vendin ku punonte kishte 6 000 volt tension, kurse pincat, me të cilat kapi telin ishin për 500 volt”. (Enver Hoxha: Vepra, vol 47, Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë 1985, f. 488) Ishte e qartë se Heroi i Popullit, Zylyftar Veleshnja, po ankohej për vdekjen e të birit. Enver Hoxha heshti, duke mos thënë as siç e kishte zakon në raste të tilla se këtu kishte sabotim, kishte dorë armiku, që i kishte dhënë në dorë pinca të papërshtatshme djalit të Heroit të Popullit. Enver Hoxha e dinte se skraparlinjtë ankoheshin nën zë edhe për mënyrën sesi vdiq djali i Heroit të Popullit Zylyftar Veleshnja. Prandaj për Enver Hoxhën ishte më konvenues një eliminim i heshtur i Kahreman Yllit, si e keqja më e vogël, se ai e d nte që edhe në këtë rast do të flisnin skraparlinjtë dhe jo vetëm ata. Atë ditë shtatori të vitit 1975 në Golem kishte shumë pak njerëz, se atëherë as që ekzistonte plazhi në vendin ku ndaloi Kahreman Ylli. Ai i tha shoferit që ta priste dhe u nis i vetëm drejt bregut të detit, për të bërë një banjë. Sipas rrëfimit të mëvonshëm të shoferit, kur Kahreman Ylli doli nga deti ai pësoi një krizë kardiake dhe ra pa ndjenja në rërë. Atje iu dha ndihma e parë nga dy njerëz të cilët u ndodhën atje rastwsisht. Më pas, Kahreman Ylli u dërgua në në spitalin e Durrësit ku vdiq. Enigma e kësaj ngjarjeje është se regjimi komunist nuk bëri asnjë përpjekje për të sqaruar atë që kishte ndodhur, ndonëse kishte vdekur një anëtar i Komitetit Qendror të Partisë dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Dy njerëzit për të cilët u tha se u ndodhën rastësisht në plazh, dhe që i dhanë ndihmën e parë Kahreman Yllit, nuk u identifikuan kurrë dhe ata kanë heshtur edhe pas vitit 1990, kur shumë e shumë njerëz kanë folur në shtyp për ngjarje të kohës së regjimit komunist. Ndonëse shoferi raportoi atëherë për dy njerëz që i dhanë ndihmën e parë Kahreman Yllit, nuk u bë asnjë përpjekje për t’ i gjetur ata. Regjimi komunist kishte një organizim të tillë që po të donte mund ta gjente se kush kishte qenë në Golem atë ditë. Këta dy njerëz nuk ranë nga qielli dhe as ikën prej andej duke fluturuar. Këto dy silueta të errëta bëhen dhe më interesante duke qenë se ata qenë dy nipërit e gruas së mjekut personal të Enver Hoxhës, dhe kushëririt të këtij të fundit, i cili është akuzuar nga Ismail Kadare se ka kryer vrasje mjekësore për llogari të Enver Hoxhës. Njerëz të cilët gjendeshin në një largësi më të madhe dhe të cilët kur panë fotografinë e Kahreman Yllit në nekrologjitë që u botuan në shtyp njohën burrin shtatlartë, që binte në sy të cilin e kishin parë atë ditë të zbriste nga makina në Golem, kanë thënë më pas se atje gjendej dhe një person i tretë, tek i cili shkoi Kahreman Ylli menjëherë pasiqë zbriti nga makina dhe i cili me sa duket ishte shkaku i vërtetë i ndalesës së tij. Se çfarë i ndodhi ish-komisarit partizan atë ditë në Golem, kjo është ende enigmë, një enigmë që regjimi komunist, i cili kur donte angazhohej deri në obsesion për zbërthimin e enigmave të këtij lloji, nuk bëri asnjë përpjekje për ta zbuluar në atë kohë. Një fakt domethënës: Telegrami i ngushëllimit që Enver Hoxha i dërgoi familjes së Kahreman Yllit, në 4 shtator 1975, nuk u botua në shtyp në atë kohë, por u publikua vetëm pas dhjetë vjetësh, në 1985. Në librin e Enver Hoxhës “Juaji Enver: letra të zgjedhura”, ku publikohet telegrami, në fund të tekstit është shënimi: “Botohet për herë të parë sipas origjinalit që gjendet në Arkivin Qendror të Partisë”. (Enver Hoxha: “Juaji Enver: letra të zgjedhura”, Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë 1985, vëllimi 3, f. 322) Telegrami i Enver Hoxhës për familjen e Kahreman Yllit, mund të përcaktohet si, sa e sinqertë aq edhe hipokrite. Enver Hoxha shkruante: “Vdekja e papritur dhe e parakohshme e shokut Kahreman, bashkëshortit dhe prindit tuaj të dashur, njëkohësisht shokut të kohëve të vështira të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe bashkëpunëtorit tonë të afërt, birit besnik të Partisë dhe të popullit, anëtarit të Komitetit Qendror të Partisë dhe të Presidiumit të Kuvendit Popullor më ka hidhëruar thellë”. (Enver Hoxha, “Juaji Enver: letra të zgjedhura”, Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë 1985, vëllimi 3, f. 321) Nëse Kahreman Ylli kishte qenë i tillë për Enver Hoxhën, atëherë ai duhet të kishte qenë me kohë së paku anëtar i Byrosë Politike. Fjalët e mëposhtme të Enver Hoxhës në telegramin e ngushëllimit bartin një ironi makabre: “Shoku Kahreman u nda nga ne, në një kohë kur ndihej shumë kontributi i tij në punët e Partisë dhe të pushtetit tonë popullor, çështjes të të cilëve ai u kushtoi gjithë jetën si militant dhe luftëtar i vendosur. Të gjithë shokët e tij dhe unë e ndjejmë boshllëkun që ai la midis nesh”. (Enver Hoxha, “Juaji Enver: letra të zgjedhura”, Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë 1985, vëllimi 3, f. 322) Enver Hoxha ishte ai që ia kishte pamundësuar Kahreman Yllit të jepte kontributin e tij, sipas cilësive dhe aftësive që kishte, të cilat vetë diktatori ia njohu së paku në telegramin për vdekjen e tij.
Fund Pjesa e Peste
Nje shkrim nga Kastriot Myftaraj
©Corovoda Online / kastriotmyftaraj.com