Te gjithe deputetet e Skraparit si kurre me pare pa dallim politik po punojne prej muajsh mbi projekte te perbashketa per Skraparin. Ndonse ky lajm nuk duhet marre ende si i plote apo perfundimtar, por sipas nje sinjalizimi te besueshem te Corovoda On Line mendohet se jane vendosur kontaktet e para me nje investitor te mundshem nga Linja e Mesme (besohet Jordani) permes te cilit mund te arrihet se shpejti furnizimi me uje per 24 ore per Corovoden. Sipas raportit drejtues te larte jane takuar per te lobuar per kete investim rreth 1 muaj e gjysem me pare ne Tirane. Nese ky lajm konfirmohet kjo do te sjelle nje zhvillim te ri per Corovoden qe prej shume vitesh i nenshtrohet fatit te ujit te pijshem me orar. Me se fundmi, ne kohe rekord Sh.A. Ujesjelles Skrapar rregulloi edhe defektin me te fundit lidhur me disa siguresa te demtuara qe per mese 3 dite shkaktuan nje problem ne furnizim me uje te pijshem per disa lagje. Ndonse defekti ishte i rende ai u riparua ne kohe rekord
© Corovoda On Line
© Corovoda On Line