Vetem pak dite me pare mesa duket gjyqesori ne Tirane ne 28 tetor 2013 ka dhene nje vendim per te denuar me 2 muaj e 20 dite burg nje shtetas me inicialet A.K. Ndonse vendimi eshte dhene ne fillim jave ngjarja i referohet 17 gushtit 2013 ku sipas raportit 33 vjecari A.K. ka dhunuar bashkeshorten me origjine nga Skrapari R.K. pasi nuk i ka treguar sipas tij se me ke po fliste ne telefon. Sipas ngjarjeve ne rrjedhe vajza ka mbyllur telefonin dhe nuk i ka kthyer pergjigje por ky veprim ka nervozuar me shume bashkeshortin i cili fillimisht ka vecuar djalin e ciftit, me pas e ka marre me dhune bashkeshorten dhe e ka mbylur ne tualet duke e qelluar me grushta dhe kercenuar me carcaf rreth qafes. Ne perpjekje per te shpetuar ndaj dhunes gruaja ka bertitur ndersa edhe femija ka degjuar te therriturat e se emes dhe ka nisur te qaj fort. Burri sapo ka degjuar te qarat e femijes ka ndalur dhunimin por i ka marre te dy dhe i ka cuar ne shtepine e se motres se R.K. Sipas Gjykates, me pas Gruaja ka njoftuar familjen ne Skrapar dhe se bashku me ta kane kallezuar ne Komisariatin e Policise. Ne seancen gjyqesore 33 vjecare u shpreh i penduar per veprimet e tij por gjithesesi u denua me 2 muaj dhe 20 dite burg.
©Corovoda On Line - Arkiva me e madhe e lajmit Lokal
©Corovoda On Line - Arkiva me e madhe e lajmit Lokal