Pas zgjedhjet 2013 sollen nje tjeter te re per Skraparin duke shpresuar ne ate qe quhet dhe pritet tashme politike e re qe do mund te largonte ndasite e krijuara ne Skrapar per bindjet politike me se shumti. Pas shume vitesh te pakten politikisht Qeveria e re e pritshme dhe vota e Skraparit do te flasin ne nje gjuhe, pasi prej kohesh vota e Skraparit nuk ka perkuar kurre me qeverine, thene ndryshe kur Skrapari votonte te majten ne qeveri fitonte e djathta. Thene ndryshe kjo shpesh here sillte nje qendrim me te limituar ne akordim grandesh e fondesh apo investimesh qe te pakten ne lokalitet konsideroheshin si ndeshkim duke e lene Skraparin ne meshiren e qeverive te meparshme. Por kete here bestitytnia e keqe mesa duket po rrezohet, ndonse ne komunitetin vendas jane te paket lideret lokale qe nxisin frymen bashkepunuese pertej bindjes politike. Ideja e krijimit te nje fryme te re bashkepunuese per vendin ne Skrapar me politika te reja lokale dhe kooperimi nxitet nga ky trend ne menyre qe e ardhmja e sfidave per komunitetin te jete me pozitive. Gjithesesi ajo qe tashme eshte fakt eshte nevoja e re per ta pare me te barabarte dhe pa ndasi politike jo vetem te majten ne Skrapar por edhe te djathten.
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line