Kryetari i Bashkise Polican: Mesazh Emigranteve te Policanit: Zotka: "Kjo qeveri per 8 vjet rresht asnje fond investimi per Policanin" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kryetari i Bashkise Polican: Mesazh Emigranteve te Policanit: Zotka: "Kjo qeveri per 8 vjet rresht asnje fond investimi per Policanin"

Fatjon Kaloci
21.5.13
Kryetari i Bashkise Polican, Bashkia me e madhe e Skraparit permes nje postimi ne nje rrjet social i ka derguar nje mesazh Emigranteve te Policanit. Ne mesazhin e publikuar ne profilin zyrtar ne facebook, Zotka nder te tjera shprehet se ndaj emigranteve ndihet ne borxh per ato gjera qe s'ka mundur dot t'i bej gjate ketyre diteve ndersa sqaron se ne keto 8 vite asnje fond per investim nuk eshte dhene nga qeveria per Policanin. Me poshte Corovoda On Line publikon mesazhin e plote:
Te dashur Vellezer dhe Motra Emigrant kudo qe ndodheni !
Duke pare cdo dite fotot dhe komentet tuaja per qytetin tone te dashur Policanin , nuk mund te rrija pa i shkruar dy fjale per Ju te nderuar vellezer dhe motra emigrante.
Ne radhe te pare ju falenderoj ne emer te gjithe komunitetit tone , per sakrificen e madhe qe keni bere jo vetem per familjet tuaja , por dhe per trasformimin e madh qe i keni bere Policanit me investimet tuaja ne te gjitha bizneset , duke zbutur jo vetem anen sociale por dhe duke zbukuruar qytetin tone sipas standrteve evropiane .
Personalisht ndihem shume ne borxh me Ju, qe nuk kam mundur dote te beje me shume per vendlindjen tone , per shkak te kesaj qeverie te korruptuar , qe per 8 vjet rresht nuk ka celur asnje fond per investim per Policanin .
Per disa prej jush kurbeti ka qene me nje kosto shume te madhe , pasi kane shkuar per nje jete me te mire , dhe u eshte nderprer endrra e te ardhmes duke humbur jeten ,dhe duke u shkaktuar nje dhimbje te pasherueshme nenave dhe familjeve te tyre per gjithe jeten .
Ju shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta per te gjitha familjet qe kane humbur te afermit e tyre ne kete kurbet te mallkuar , dhe ju premtoj qe bashkia e qytetit te Policanit do te beje te pamunduren per JU dhe familjet tuaja per tju lehtesuar sadopak ate dhimbje te madhe.
Dita e lirise se madhe po afrohet , kane ngelur dhe pak dite nga 23 qershori , ku era e madhe e ndryshimit do te jete dhe per qytetin tone , duke ju dhene te gjitheve Ju me shume mundesi punesimi , arsimimi , ulje te taksave per te gjitha bizneset etj.
Personalisht shpresoj shume qe pas 23 qershorit do te ndryshoje jeta e qytetit tone , ashtu sic do te ndryshoje per te gjithe Shqiperine.
Ndjes qe nuk kam mundur te beje dote me shume per Ju dhe te gjithe komunitetin tone.
Ju them sot dhe do ta them gjithe Jeten time kudo qe do te jem ; Respekt dhe mirenjohje te madhe per te gjithe Ju vellezrit e motrat e vendlindjes time te dashur Policanit qe me vleresuat dhe me besuat drejtimin e te shtrenjtit Polican .
Me perulje para Jush
Adriatik Zotkaj

©Corovoda On Line
       
         
close