Nje zjarr perfshiu nje pjese te skajshme te qytetit Polican ne pasditen e vone te se premtes 31 gusht 2012. Nje vater zjarri ra keshtu ne nje lokalitet prane Sh.A. Ujesjellesit ne Polican dhe per disa minuta fatkeqsisht pamjet e tymit dhe flakeve u konvertuan ne nje show per banoret ndersa shume pak persona te shoqerise civile u perfshine ne vullnetarizmin e casteve. Zjarri i fuqishem u arrit te shuhej fatmiresisht duke shpetuar perhapjen ne nje zone te madhe te gjelber. Si rendom sikunderse ne gjithe Shqiperine mjetet rrethanore ishin te vetmet qe munden te ndalnin perparimin e flakeve ndersa reporti citon se ne aksion u perfshi edhe nje mjet zjarrefikes ne minutat e fundit ndersa zjarri thuajse ishte shuar. Nuk dihet nese kemi te bejme me nje zjarr per shkaqe natyrore apo per zjarrvenie te qellimte. Sipas reportit rreth 30 persona mundesuan shuarjen e zjarrit ne qytetin e dyte administrativ te Skraparit.
©Corovoda On Line / Imazhi Policani Qytet Polican
©Corovoda On Line / Imazhi Policani Qytet Polican