Per momentin thjesht kemi ngritjen e komisioneve. Keshtu ne 31 gusht 2012 ne mjediset e Keshillit te Qarkut Berat Vendore te lokaliteteve drejtuese perberes te ketij qarku (perfshire edhe Skraparin) u mblodhen ne nje takim te pare me qellimin per krijimin e komisioneve per rregjistrimin e pergjithshem te njesive ekonomike bujqesore ne cdo njesi bashki / komune te ketij qarku. Regjistrimi bëhet me qëllim që të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të hollësishëm për të gjitha njësitë ekonomike bujqësore brenda territorit të qarkut Berat, të ofrojë të dhëna të besueshme statistikore për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik dhe bujqësor si edhe të krijojë regjistrin e fermave bujqësore. Gjithashtu te pranishmit u njohen me VKM-të mbi përbërjen dhe detyrat e komisioneve në bashki dhe komuna si edhe me përbërjen e komisioneve në qarqe, si komisione të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore.Komisioni do të organizojë punën në bazë të njësive të qeverisjes vendore dhe do të ndihmohet në punën e tij nga një numër i caktuar anketuesish, kontrollorësh dhe mbikqyrësish. Gjithçka është e rregulluar me ligj dhe dispozita të veçanta duke e konceptuar komisionin si një organizim që shtrihet deri në bazë, pranë çdo njësie të qeverisjes vendore.
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line