Çorovoda - 78 vjet çlirim - Xhelal Staravecka mbi Clirimin e Skraparit (Pjesa e Trete) Clirimi i Komunes se Cepanit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovoda - 78 vjet çlirim - Xhelal Staravecka mbi Clirimin e Skraparit (Pjesa e Trete) Clirimi i Komunes se Cepanit

Fatjon Kaloci
2.9.20
(pjesa e tretë)
ÇLIRIMI I KOMUNËS SË ÇEPANIT
Në Hotovë të Përmetit me çetën trime të Kolonjës dhe më komandantin e saj legjendar Demir Staraveckën, që kur erdhën çetat greke të udhëhequr nga ortodoksët për të djegur Staraveckën si e dogjën dhe e shkretuan në vitin 1914, ai, Demiri në moshën djaloshare nuk e la katundin, por fill i vetëm luftoi kundra invazorit, u ndamë: ata morën rrugën për në Kolonjë dhe unë me çetën time për në Skrapar.
Kur arrita në Qeshibes, për të ngritur moralin e komisarit tim politik (fjala për Ramis Aranitasin-shën. i botuesit) që e doja aq fort, përpara partizanëve i dhashë krejt çetën, pa katër partizanë, dhe e ngarkova të zbriste në fundin e Skraparit për të çliruar komunën e Therepelit, ndërsa vetëm me dy pleq që mbaja pas vetes dhe katër partizanët iu drejtova Çepanit ku përzura okupatorin. Karabinierët e lanë stacionin duke mos ditur të vërtetën se unë isha vetëm filli, mbasi ata dy pleqtë kushëririn tim, Ahmet Staraveckën, dhe Xhevahir Çepanin, i lashë në shtëpitë e këtij të fundit. Ata që të dy më qortuan pse shkova vetëm në një aksion të atillë, ndërsa unë nuk isha vetëm, pse kudo shkoja, krejt populli që e donte vatrën e tij të çliruar ishte me mua.
Në të vërtetë nuk ishte vetëm vendosmëria që të shkoja dhe të çarmatosja karabinerinë e një stacioni ku ndodheshin edhe dy karabinierë italianë, të cilët nuk i preka pasi nuk bënë ndonjë kundërshtim, por edhe entuziazmi pse vija nga një luftë e rreptë ku okupatorit ia kisha imponuar ta paguante shtrenjtë kryevjetin e Pavarësisë të Shqipërisë. Nga ana tjetër, ishte edhe mospërfillja, qoftë për vdekjen, qoftë për armikun. Dhe veç këtyre, kërkush nga ai personel që përzura nga stacioni dhe nga komuna nuk e dinte se unë isha vetëm, pse besonin si besuan se fuqinë e kisha lënë në rrethimin e lokalitetit para se të hyja brenda me revolver ne dorë.
KLIKO KETU PER TE LEXUAR PJESEN E PARE
KLIKO KETU PER TE LEXUAR PJESEN E DYTE
KLIKO KETU PER TE LEXUAR PJESEN E KATERT
KLIKO KETU PER TE LEXUAR PJESEN E PESTE
©Corovoda On Line / Naim Zoto
       
         
close