Corovoda On Line dhe Dielli i Tomorrit publikojne disa materiale te rralla nen kategorine me te klikuar Koordinat X kete here me Udhetaret dhe Studiuesit e Huaj qe kane vizituar nder Vite Skraparin. Vizitorët e huaj të hershëm dhe të sotmit janë habitur brenda kësaj bukurie të rrallë natyrore, pas mahnitjes, si ndjesi e parë, ka tentuar të hyjë brenda saj. Kultura e kësaj treve ka qënë mirënjohëse ndaj çdo mesazhi miqësor nga popujt e tjerë dhe reflekset e kësaj janë dhënë nëpërmjet udhëtarëve, eksploratorëve, studiuesve e piktorëve të huaj. Si piktori i madh anglez Eduar Liri, biologu i famshëm Antonio Baldaçi, Evliha Çelebiu, Uliam Martin Lik, etnologia angleze Margaret Hasluck, Suire etj Ne kete postim japim disa detaje me teper per Piero Ghiglione (1912)
(Material i shkeputur nga Gazeta Dielli i Tomorrit Gusht 2012/ Te drejtat e Publikimit ne Web Corovoda On Line)
©Corovoda On Line / Dielli i Tomorrit
Piero Ghiglione inxhiner italian, 1912
Piero Ghiglione, së bashku me Nikola Ruso, studioi malet e Shqipërisë dhe këngët rapsodike shqiptare. Ai përshkruan Tomorrin, jep me kujdes rrugët e kalimit për në Tomorr nga disa drejtime: Kalimi Kapinovë, Bargullas, Novaj, Kulmak e në Cukën e Abaz Aliut; kalimi nga Gramshi duke kaluar nëpër Tomorricë, mund të bëhet ski nga krahu jugor e lindor i Tomorrit, por edhe në veri, sipër fshatit Dardhë. (Material i shkeputur nga Gazeta Dielli i Tomorrit Gusht 2012/ Te drejtat e Publikimit ne Web Corovoda On Line)
©Corovoda On Line / Dielli i Tomorrit