Corovoda On Line dhe Dielli i Tomorrit publikojne disa materiale te rralla nen kategorine me te klikuar Koordinat X kete here me Udhetaret dhe Studiuesit e Huaj qe kane vizituar nder Vite Skraparin. Vizitorët e huaj të hershëm dhe të sotmit janë habitur brenda kësaj bukurie të rrallë natyrore, pas mahnitjes, si ndjesi e parë, ka tentuar të hyjë brenda saj. Kultura e kësaj treve ka qënë mirënjohëse ndaj çdo mesazhi miqësor nga popujt e tjerë dhe reflekset e kësaj janë dhënë nëpërmjet udhëtarëve, eksploratorëve, studiuesve e piktorëve të huaj. Si piktori i madh anglez Eduar Liri, biologu i famshëm Antonio Baldaçi, Evliha Çelebiu, Uliam Martin Lik, etnologia angleze Margaret Hasluck, Suire etj Ne kete postim japim disa detaje me teper per Eduart Lir (1848)
Piktura “Mali i Tomorrit”, që e përfundoi më 1872, në bojera vaji, ishte një nga pesë pikturat më të mëdha (122 x 186) në vitin 1985, në ekspozitën retorespektive prej 600 krijimesh, hapur në Londër. Ajo është quajtur ndër dhjetë më të bukurat e ekspozitës, sot ndodhet në muzeun “British” të Londrës. Nga kjo tabllo e bukur poeti i shquar anglez Alfred Tenison krijoi një poezi dhe më vonë epitaf mbi varrin e Eduar Lirit: Tomorr e Athos, fron magjie,/ Vjen hije e largët gjer tek ne./ Një laps e një penel i bie,/ E ndjej si të isha atje...
(Material i shkeputur nga Gazeta Dielli i Tomorrit Gusht 2012/ Te drejtat e Publikimit ne Web Corovoda On Line)
Eduard Liri piktor anglez 1848
Në ditarin e tij jep mbresa të vecanta për malin e Tomorrit. Ai shkruan: “Ishte e vështirë t‘i ktheje kësaj pamje malore të mrekullueshme, këtyre skutave e qosheve të kësaj bote të bukur, këtyre pamjeve të cilave asnjë shpirt piktori nuk lodhet kurrë”. 11 tetor 1848, në Kavajë - “fusha bëhej gjithnjë e më e bukur, ndërsa dielli po zhytej tej në horizont dhe monarku i madh, mali i Tomorrit, qe vrejtur mes madhështisë së kuqëreme”, Në muzg në fshtin Çermë : ... “S’kisha parë panoramë më të mrekullueshme se sa të asaj fushtire, ndërsa Tomorri madhështor zymtësohej, në fikatjen e dritës”. Piktura “Mali i Tomorrit”, që e përfundoi më 1872, në bojera vaji, ishte një nga pesë pikturat më të mëdha (122 x 186) në vitin 1985, në ekspozitën retorespektive prej 600 krijimesh, hapur në Londër. Ajo është quajtur ndër dhjetë më të bukurat e ekspozitës, sot ndodhet në muzeun “British” të Londrës. Nga kjo tabllo e bukur poeti i shquar anglez Alfred Tenison krijoi një poezi dhe më vonë epitaf mbi varrin e Eduar Lirit: Tomorr e Athos, fron magjie,/ Vjen hije e largët gjer tek ne./ Një laps e një penel i bie,/ E ndjej si të isha atje...
(Material i shkeputur nga Gazeta Dielli i Tomorrit Gusht 2012/ Te drejtat e Publikimit ne Web Corovoda On Line)