Corovoda On Line ne rotoret e saj te kerkimit kap me se fundmi edhe nje fature sipas se ciles diten e djeshme Institucioni i Komunes Qender ka levruar afro 60 000 lek si shperblim per lindje. Ende nuk dihet se ku ndodhet ky proces i cili si reference ligjore inkludon nje shperblim lindje ne shumen 5 000 lek per cdo shtetas te porsaardhur ne jete. Sipas kesaj llogjike ne komunen me te madhe ne Skrapar do te gezohen ne ditet ne vijim vetem 12 kryefamiljare. Por nuk dihet se cilet jane perfituesit ndersa shume kerkesa te tjera te depozituara presin celje. Sipas Corovoda On Line diten e djeshme 23 korrik 2012 ne Faturen Numer 17827400012012 qe mban pershkrimin "Skrapar;Komuna Qender;Cek nr.00335268;Shperblim lindje" Komuna Qender ka levruar shumen prej 60 000 lekesh. Ne cdo njesi dokumentacionet per perfitimin e shperblimit nga lindja burime mesojne se jane me te larta, por shpesh here institucionet kthejne pergjigje se nuk jane celur fondet. Gjithesesi nje lajm i mire per te pakten 12 persona banore te Komunes Qender, ndersa per te tjere pritja vazhdon.
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line