Koordinata X ndalet ne nje tjeter masaker te janarit 1944 ne Skrapar. Kete here Masakra e Krushoves sipas deshmise se Abedin Xhaje. Eshte 11 janar 1944. Nje batalion i forcave gjermane hyn ne fshatin Krushove. Por nuk ishin vetem Kishin grumbulluar e rrembyer me force, burra djem e pleq nga shume fshatra para se te vinin ne Krushove. Te arrsetuaret gjermanet i mbajten te kycur ne Tyrben e Krushoves. Mes tyre ishin burra e djem nga Potomi, Krasta, Kapinova, Turbohova, Krushova etj. Masakra do te niste sapo u erresua. Ne mbremjen e vone te 11 janari 1944, gjermanet egersisht po pushkatonin nje e nga nje bijte e Skraparit. Masakra barbare u be ne luadhin e Teqese ne Lagjen Zyko. Ne mengjesin e 12 janarit 1944, sheshi mbante dhimshem 43 kufoma. Masakra vazhdoi edhe kete dite. Ballistet dhe Nazistet mbasi dogjen lagjen Zyko dhe Xhaje, u futen ne lagjet e siperme te fshatit. Aty gjeten nje italian dhe e dogjen te gjalle bashke me kasollen. 6 kilometra larg Krushoves ata gjeten 8 partizane dhe 1 italiane. I kapen dhe i cuan ne Qafen e Spahinjeve dhe atje i pushkatuan.
Eshte Historia Tjeter... Me e paharrueshme e viteve. Ne Promemorie te Kujtimit eshte Corovoda On Line
©Corovoda On Line
Eshte Historia Tjeter... Me e paharrueshme e viteve. Ne Promemorie te Kujtimit eshte Corovoda On Line
©Corovoda On Line