Rikthehemi serisht ne Koordinaten X rreth Skraparit te viteve dhe te se tashmes. Ne vijim do t'ju njohim me nje mister apo legjende sic e quajne me te vjetrit e fshatit Blezencke, ne Skrapar i ndodhur prane fshatit Prishte. Edhe sot e kesaj dite ne qender te fshatit Blezencke qe dikur numeronte 40 shtepi ndersa sot afro 11 te tilla, panorama te ofron nje peme te vjeter qe ndodhet ne mes te fshatit. Pema eshte e llojit vidh, dhe pikerisht prej emerteses legjenda quhet Legjenda e Vidhit. Edhe perse pema eshte e krrusur nga koha dhe gati nje dru i thare, pema me nje lartesi 30 metra nga asnje banor nuk pritet per dru apo material tjeter. Kjo sepse pas kesaj fshihet nje e djeshme e mbetur ne gojedhena. Sipas Legjedes, Kryegjyshata e Pare e Besimit Bektashi ne Shqiperi, u ndertua ne fshatin Prishte. Kryegjyshi i ardhur nga Stambolli (ne ate kohe) duke marre rrugen per ne Prishte ndalon pikerisht ne vendin ku ndodhet pema asokohe thjesht nje shesh. Sipas legjendes, vendi ku Kryegjyshi mbeshteti majen e shkopit te vet, u lulezua menjehere dhe prej andej mbiu kjo peme. Per banoret kjo peme edhe sot mbete nje pike reference dhe ndryshe e quajne Vidhi i Madh, por pertej emerteses legjenda edhe sot jeton mes tyre dhe askush nuk e demton pemen tashme shume shekullore ne agoni.
Nga Zemra e Shqiperise, Drejt e ne Zemren tuaj. Ky! Eshte Corovoda On Line
©Corovoda On Line Ne Imazh nje pamje nga Blezencka Imazhi Via Mobile
Nga Zemra e Shqiperise, Drejt e ne Zemren tuaj. Ky! Eshte Corovoda On Line
©Corovoda On Line Ne Imazh nje pamje nga Blezencka Imazhi Via Mobile