Corovoda "BIO". Nevojat personale... ku te mundesh. Tualetet Publike "Open Air" Fatlumet, drejt bareve dhe Lokaleve **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovoda "BIO". Nevojat personale... ku te mundesh. Tualetet Publike "Open Air" Fatlumet, drejt bareve dhe Lokaleve

Fatjon Kaloci
26.7.12
Sezoni turistik qe tashme eshte ne mes te tij, per Corovoden do te thote edhe shume te ardhur qe gumezhojne kete qytet. Por nese syri ne larg pamje kenaqet me pemet dhe gjelberimin, matuni kur afroheni prane tyre. Kjo sepse eshte e vetmja menyre qe banore "qe i ze halli" te shprehen deshperimisht ne mungese te tualeteve publike nje nder elementet kryesore qe i dallon qendrat e banuara si qytete. Ndonse ka nje Sektor Higjene ne Qytet ky i fundit nuk dihet sesa e ka monitoruar kete faktor. Pershtypjet e pamjeve marre poshte ndonje ure, apo prane gjelberimit te lulishteve, apo dhe me tej... flasin me shume. Ky eshte nje realitet tjeter i Corovodes, qe ne fakt nuk do te donim ta pershkruanim por fatkeqesisht ekziston. Me qellimin per te reaguar edhe ndaj ketyre detajeve (le ti quajme te tilla) Corovoda On Line blogu yne here pas here do te publikoj disa nder problematikat sociale qe ekzistojne ne Corovode me shpresen se ndonje institucion i pergjegjshem perpara se te kritikoj blogun tone te ndermarre ndonje nisem per kete gje. Ky mbetet nje prej blogjeve lokal me te frekuentuar jo vetem ne lokalitet por edhe pertej kufijve. Burokracia zyrtare shpesh here citon se ka projekte, por keto gjera thuhen vetem pasi dalin reagime ne media si justifikim qe "e kishim parasysh". Me te permbajturit, genjejne veten me medota tashme te njohura duke ju drejtuar lokaleve apo bareve per te fshehur qellimin pas nje "porosie".
Eshte Corovoda Tjeter, ne corovodaonline. Na ndiqni ne edhe Twitter, Facebook, Heello etj rrjete sociale me termin e kerkimit Corovoda On Line.
©Corovoda On Line
       
         
close