Wikileaks publikon emailet e Sherbimeve Sekrete. Citon Kosoven. Greku: Greqia me paqesore se duhet me fqinjet. Emaili. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Wikileaks publikon emailet e Sherbimeve Sekrete. Citon Kosoven. Greku: Greqia me paqesore se duhet me fqinjet. Emaili.

Fatjon Kaloci
19.4.12
Diten e hene 27 shkurt 2012, Wikileaks nisi publikimin e serise “The Global Intelligence Files” mbi 5 milion e-maile nga zyrat e “global intelligence” te kompanise Stratfor ne Teksas. E-mailet i perkasin periudhes mes Korrikut 2004 dhe fund Dhjetorit 2011. 
Corovoda On Line ne nje prej emaileve te publikuara deri tani qe mban daten 20 qershor 2007, ora 16:55 jep nje fjaleshkembim midis perdoruesit me email solomon.foshko@stratfor.com. Ne mes fjaleshkembimesh flitet per Kosoven ne nje fraze te pergjithshme por pa dhene detaje. Ne dokumentin e publikuar, ky perdorues nder te tjera ne pjesen e dyte pasi jep disa detaje ushtarake te Greqise shkruan edhe mendime te tija te tilla si : “Jemi shume me paqesor sesa per fqinjet me te cilet jemi. Biznesmenet dhe Elita akademike (greke) nuk i beson idese se perdorimit te forces ushtarake. Perkundrazi, ata karakterizohen nga ide kompromisi per ceshtje te interesit te larte kombetar....” Me tej ne fjaleshkembim duke folur per Greqine dhe Ushtrine e saj nder te tjera vecojme: “ Nje shtet (ne kete kontekst Greqia) qe shpenzon shume para ne ushtri por qe ka frike ose perpiqet te mos i perdori ato, nuk ka respekt per te tjeretA country that
spends a lot of money on arms but is afraid or trying not to use them does
not have the respect of the others.
Emaili me ID 63141 i drejtohet perdoruesve analysts, hanna, aaric.eisenstein te stratfor.com
Permbajtja e emailit qe wikileaks publikoi 20 dite me pare ne faqen e tij e plote eshte:

Nje ftese per ta perdorur kete kontakt apo burim. Ai eshte nje i rregjistruar me pagese dhe punon si studiues ne Ushtrine Greke. Ai gjithashtu ka botuar artikuj ne gazeten online te mbrojtjes (http://www.defencenet.gr/defence/index.php) Kjo mund te shihet edhe si BizDev (term i perdorur ne email) me revisten, keshtu qe une po perfshij edhe Todd & Aaric ( emra qe nuk specifikohen por i dyti emri aaric gjendet edhe ne email prites) me mire.
George Tsiboukis
grtsib @ yahoo. com
0030 210 8029 XX
Sic kemi folur me pare, ne te njejten menyre duket me shume njohuri dhe eshte nje lexues i mire. Perfshiva nje nga emailet e meparshme te tij qe disa prej jush mund ta kene lexuar. Me telefonoi dje per te folur rreth Kosoves, ngritjen e partise “Demokracia e Re” ne Greqi, problemeve prokuruese ushtarake, dhe fluturimeve ajerore qe po ndodhin ne Mesdhe. Jam i sigurt qe ai do te donte te kontribuonte cdo informacion te cilin mund ta perdorim ne analizat tona.
Me thoni nese doni t’ju jap me shume informacione rreth tij.
Me poshte, ndersa jepen disa te dhena ushtarake te Greqise te cilat ne po japim me germezim me te vogel, kemi theksuar qendrimin qe mbahet ne disa prej pikave kryesore, keshtu qe mos i lini pa lexuar.

Solomon Foshko
STRATFOR
Telefon: 512.744.4089
Faks: 512.744.4334
Solomon.Foshko@stratfor.com

Mire, sic e dini ketu e kemi KYSEA. Per sa i perket informacionit  une kam prioritet per programet e reja qe jane:
-SAR i ri dhe helikopteret CSAR per Air Force ( 15 dhe 2 respektivisht)
14-32 helikoptere te rinj TTH-90 per ushtrine, plani fillestar ishte 14 per njesite, me se fundmi ata diskutuan per 20 te tjere. Se shpejti do te shohim sesi ky numer do te shperndahet brenda 5 viteve te ardhshme. 2 CSAR jane perfshire ne keto 32 njesi te reja. Plani final flet per 48 transport hilos dhe 6 CSAR hilos. Rreth 2010 do te kete edhe nje seri te 48 TTH-90, 6 TTH-90+ 8 Super Puma ne rolin (mbeshtetje) te CSAR
- 6 Frigata te reja me AAW Horizon mbase te tipit Francez-Italian, sikunderse edhe Gjermanet po luajne rendshem pasi ne u kishim premtuar Gjermaneve te blinim 30 – 40 Typhoon, KYSEA e re nuk morri asnje vendim duke e shtyre per 2010 kur F-35 mund te arrijne ne stadin final te zhvillimit cka premton nje konkurim te veshtire.
Forca Ajerore ka 310 aeroplane. Me urdherat e veres qe shkoi AirForca ne 2010 do te kete 35 F-4 PI2000, 22 RF-4E, 25 M-2000MK-5, 21 M-2000, 89 F-16 BLK52+, 32 F-16 BLK30, 40 F-16 BLK50, 43 A-7E dhe TA-7C ne total 307 aeroplane. Se shpejti do te nevojiten edhe 100 aeroplane. Mbase do te kete programim upgrade M-2000 qe kane mbetur, rreth 10 te rinj M-2000 MK5 per te mbuluar humbjet. Eshte e rendesishme te permendim qe M-2000MK5 mund te perdor misilet substrategjike SCALP-ER (90 njesi) dhe misilet AS-39 Exocet (39 njesi)
-Zhvillime me francezet dhe zvicerianet dhe suedezin e ri UCAV Neuron.
Greqia duket se po i rikthehet zhvillimit te nje numri te UCAV, UAV, SEAD/EW, ku te treja deget e Forcave te Armatosura te kene UAV. Buxheti eshte kryesori dhe numri i sistemeve qe ata duan te blejne jane te medha per standartet qe ka Greqia. Duket se po kerkojne per 1 aeroplan gjuajtes 2 -3 UCAV te komanduar nga nje plan kombinimi.
- Satelit Francez Zbulimi BOC-HELLIOS dhe sisteme satelitore te Komunikimit, prioritet i larte.
- 155mm Germna Howitzers i ri meqe miqte tane amerikane nuk i lejojne gjermaneve te na shesim 168 M-109 nga surplusi Gjerman. Numri i mundshem 48-168 edhe perse nderimi nen license eshte i mundur.
- Riparim i programit per 4 MEKO 200 frigata. Paketa do te kete 6 frigata te Tipi S, 4 Meko 200 si dhe 6 te tjera une besoj, Frigata te tipit Horizon. 4 prej tyre do te jene AAW dhe 2 te tjerat nuk jane vendosur ende. 2 te tipi S per trainim. Ne total 16+2 anije, 7 nendetese moderne ( 4 T-214, 3 T-209AIP, 1 T-209 per trainim), 8 anije luftuese per kontrollin e kufirit detar ( mbase edhe 4 te tjera mund te shohim), 2 anije US te vjetra, 7 Anije me misile Super Vita FAC ( 5 jane gati 2+1 nen diskutim), 4  Luftarake FAC me misile, 7 minazbules modern, 4 Zubr, 5 LST moderne, 1 AOR, 1 LPD po diskutohet dhe 3 Seahawks.  Sic mund ta shihni pas minazbuluesve pjesa tjeter e anijeve jane europiane. Nje tjeter gabim i Qeverise Amerikane.
-84 Wheeled AIFV mbajtes, kandidate Finlandez, Austriak, Francez ose Gjerman
- 5 Maritime ASW aeroplane, ka nje diskutim per 12 S-3 Viking te planifikuara
ndersa do te varet nga propozimi amerikan
-Upgrade 9 CH-47D
-Upgrade ekzistuesin 20 AH-64A+ hilos ne nivelin AH-64D
-291 AIFV, German PUMA or Sweedish CV-90 systems
Programe te tjera mesatare dhe te vogla
Problemi me forcat e armatosura greke nuk eshte kualiteti apo armet, nuk eshte cilesia e personelit por fati i vizionit strategjik afatgjate dhe frika per reagimet antiushtarake te opinionit publik qe nuk ka qejf te shoh perfshirjen e Forcave te Armatosura te Greqise ne Konflikt.
Ju e shihni qe ne jemi shume me paqesor per fqinjet qe kemi. Biznesmenete dhe elita akademike nuk i beson idese se perdorimit te forces ushtarake. Perkundrazi, ata karakterizohen nga mendimet per kompromis edhe per ceshtjet me interes te larte kombetar. Ata besojne ne nje shkalle te larte se kane bindur opinionin publik qe problemet mund te zgjidhen nese tregohesh me i kuptueshem dhe rishikojne qellimet tona, gjithnje u kerkohet dicka, miqte Turqit. Eshte per te qeshur por nese lexoni bibliografine per perplasjet Greko – Turke lu ka qene Turqia qe gjithmone kerkonte dicka nga Greqia dhe jo e kunderta. Do t’ju bashkengjis juve, nje studim te bere nga nje Oficer Detar Amerikan mbi nje perplasje GrekoTurk. Une besoj se eshte nje menyre e mire per te mesuar rreth perplasjeve.

Qeveria per momentin po perpiqet te ndejki udhezimet e Bashkimit Europian per te ulur borxhin dhe per me pak shpenzime dhe ata duan qe fillimisht te paguajme borxhet e qeverise se meparshme  dhe te ulim perqindjen e GDP te shpenzuar per ushtrine. Me vertette nuk e di si do ta bejne kete. Me sa duket e vetmja amerikeane qe do te vazhdoj te qendroj eshte AirForce. Te gjitha US MBT do te shperbehen nga ushtria greke dhe shpejt do te zevendesohen nga Leo-1A5, Leo-2A4, Leo-2A6HEL. I riu Marder1A3 AIFV do te zevendesoj te vjetrin BMP-1 dhe disa M-113. Me pak fjale qendrueshmeria e qeverise amerikane per te lidhur politikat me blerjet e armatimeve ka pakesuar ekzistencen e sistemeve amerikane ne Ushtrine Greke. Industrite europiane kane lidhur nje numer te madh kontratash brenda pak viteve te fundit. E njejta gje edhe per Britanine qe ka vetem 1 program madhor ne keto 10 vjet. Prania e kompanive te Mbrojtjes Britanike ne Greqi eshte shume e vogel. Ruset kane fituar kontrata te medha. Te dyja shtetet Uk dhe USA kane humbur miliarda dollare kryesisht per shkak te pozicionit per ceshtjet Qipro dhe perplasjeve Greko Turke. Une nuk e di se cilat jane perfitimiet nga kjo politike por di dicka shume mire qe ne Berlin, Paris, Stokholm dhe Moske ata bejne festa gjithe ketyre viteve ndersa Greqi ble Sisteme Mbrojtjeje. Tani, per Sherbimin e Jashtem une jam skeptik per cfare ata mund te bejne. Nuk dua te shkoj pertej me detaje sepse mund te gaboj. Shpresoj qe informacioni qe une dergova mund te mbuloj me interes per zhvillimet ne Greqi. Se shpejti do te kem me shume hollesi per programet e reja te blerjeve te armatimit grek dhe une do tjua nis azhornimet.
Konkluzioni eshte qe ne Greqi ne nuk besojme ne aftesite qe kemi, ne kemi sidromin luftefobik, si e quajne ata dhe shpenzojme miliarda dollare ne ushtri pa asnje rezultat solid, eshte si nje investim qe nuk te jep mbrapsht asgje vetem pakes nga (shprehja) Zoti e di.  Nje shtet qe shpenzon shume para ne ushtri por qe ka frike ose perpiqet te mos i perdori, nuk ka respektin e te tjereve. Ky eshte opinioni im, une nuk them qe duhet te behemi gangsteret e rajonit, por me kalimin e kohes, eshte mire te themi Jo dhe ti shfaqim pjeses tjeter te botes, respektin per ligjet nderkombetare dhe Kombeve te Bashkuara, qe ju mund te perdorni forcen, kudo qe mund te jete.

Me te mirat Pershendetje
George
PS
Lexim te mbare


Mbyllet keshtu e-maili i publikuar nga seria e afro 5 000 emaileve qe priten te publikohen nga wikileaks. Ne imazh nje fotoweb e dokumentit ne fjale.
Corovoda On Line
       
         
close