Ekipi i Skraparit nuk do te luaj me ne futboll per ndeshjet e mbetura te ketij kampionati te Kategorise se Pare. Vendimi i marre nga Asambleja Drejtuese e Klubit te Futbollit te Skraparit ishte nje akuze e rende te asaj qe vendimi unanim ka cilesuar si "nje aleance te peshtire mes klubeve" ku sipas kesaj asambleje kjo ka qene ne disfavor te Skraparit. Skrapari terhiqet keshtu nga kampionati por situata ende nuk eshte e qarte se cfare reagimi do te mbaj FSHF ndaj ketij vendimi. Sipas Rregullores, Nje ekip i cili terhiqet nga kampionati kur jane luajtur mbi 51% e ndeshjeve (pra jemi ne kete rast) te gjitha ndeshjet e tjera fitohen ne tavoline per skuadrat e tjera. Kategoria e Pare keshtu ne te pakten 3 takime do te kete 3 pikesh fiktiv ne tavoline. Nuk dihet se cilat do te jene vendimet e FSHF pas ketij Veprimi.
Corovoda On Line
Corovoda On Line