Shqipetari fiton Kapelen e Arte ne Greqi. Renato Mekolli shpallet Top Chef i Greqise **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Shqipetari fiton Kapelen e Arte ne Greqi. Renato Mekolli shpallet Top Chef i Greqise

Fatjon Kaloci
2.4.12
I riu, nga Shqiperia fiton Cmimin e Pare ne Greqi. Shpallet Kuzhinieri i Vitit. Renato Mekolli fiton Kapelen e Arte 2012
Keshtu pak pas ores 20:00 (ne oren shqipetare) te kesaj te hene 2 prill 2012 ne Athine ne sallen e Grande Bretagne Hotel hapi siparin eventi i pervitshem qe mbahet ne shtetin fqinj per Kuzhinierin me te Mire. Eventi i njohur nen emrin Kapelja e Arte 2012 kurorezoi 30 vjecarin nga Shqiperia, Renato Mekolli si Kapelen e Arte per kete vit. Ky nuk eshte cmimi i pare per shqipetarin 30 vjecar. Cmimi i marre kete mbremje eshte i treti radhazi per Mekollin. Menjehere pas cmimit Mekolli per blogun tone nder te tjera shkruan:
...gjeja me e bukur per mua eshte qe jam shqiptar ,nje shqiptar shume i vogel pothuajse i padukshem ne Greqi ,po qe gazetaret interesohen per gatimin tim dhe greket sa here qe ndryshon dicka tek mua qofte restoranti qofte menuja ,restoranti do jete sold out,... ...ndihem shume mire qe se mohova vendin tim duke ditur qe mund te kishte dhe pasoja ne karrieren time si chef kuzhine...
Eventi u zhvillua pas perzgjedhjes nga 200 shefat me te mire te Kuzhines greke, per te arritur ne kete finale te sotme ku garonin 20 me te miret e guzhines ne shtetin fqinj. I riu nga Shqiperia ka qene epiqender edhe e shtypit nderkombetar, New York Times dhe media te ndryshme nder vite i kane kushtuar vemendje Top Chef te Kuzhines Greke. I riu, si cdo emigrant shqipetar qe ne moshe te vogel e nisi karriren ne Greqi si pjatalares por shume shpejt talenti dhe kreativiteti do ta bente nje emer te njohur jo vetem ne disa prej resoranteve luksoze te Athines por edhe te mbare Greqise pasi ne formate te ndryshme te programacioneve te kanaleve greke Mekolli do te ishte nje imazh i ngulitur ne opinionin e komunitetit fqinj. Madje ne Dhjetor 2011 ne nje sondazh gazetaret, kritiket dhe opinioni publik do ta cilesonte Mekollin ne krye te sondazhit Kuzhinieri me i Mire i Vitit. I lindur ne 19 nentor 1982 Renato Mekolli aktualisht punon per nje prej resoranteve mjaft luksoz ne Athine te quajtur Vassilenas. Mekolli i bashkengjitet keshtu listes se madhe te shqipetareve te sukseshem ne mbare boten qe fale talentit dhe aftesive te tyre perkedhelin ndjenjen e madhe te cdo shqipetari sa here qe rreth tyre shkruhet “Jam nga Shqiperia”.
F.Kaloci
Corovoda On Line
       
         
close