Corovoda On Line ndalet ne kete link ne nje tjeter material pikant te vazhdes se Koordinates X te Skraparit. Do te spostohemi ne vite ne Policanin e 1996. Policani, bashkia tjeter e Skraparit, pervec asaj te Corovodes, ne vitin 1995 e deri ne 1996 do te perfshihej nga momente tensioni. Shkak u be pikerisht Mbyllja e Kombinatit Ushtarak te Policanit ku si rezultat i kesaj mbyllje mbi 2 000 punetore te mbetur pa pune dolen ne rruge te madhe, pasi Kombinati u mbyll. Ne 1996 Policani u ndez nga protesta dhe tensione te forta. Madje Qeveria e asaj kohe (Qeveria e Pare e Sali Berishes), dergoi ne Polican forca ushtarake per te shtypur revolten e popullit ne Polican. Gjate grevave te fuqishme dhe shtetrrethimit historik te atij viti, punetoret protestues te irrituar moren peng Ministrin e Mbrojtjes se asaj kohe Safet Zhulali duke e mbajtur ate per disa ore peng te situates. Por ky i fundit menjehere pasi shkoi ne Tiranen Zyrtare u be figura me e dashur per Policanin e punetoreve protestues. Kjo sepse ishte ai qe nxiti nje vendim me pas sipas te cilit te gjithe punetoret e Kombinatit Ushtarak ne Polican do te merrnin 70 deri 80% te pages per 3 vjet dhe me pas do te dilnin ne pension te parakohshem.
Corovoda On Line
Corovoda On Line