Koordinata X. Ne kerkim te origjines se emrit Skrapar. Disa te dhena. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Ne kerkim te origjines se emrit Skrapar. Disa te dhena.

Fatjon Kaloci
19.4.12
Ne shekujt VI-III para eres sone Corovoda aktuale ka qene dikur qyteti i dikurshem i fisit te Desareteve, nje qyteterim Ilir, qe njihej me emrin Zelenca. Shtrirja teritoriale e saj perfshinte ate qe konsiderohet sot Kalaja dhe lagjen e Re prane lagjes 5 shtatori. Te dyja anet e pershkruara nga lumi Osum bashkoheshin permes ures se Sharoves e cila eshte bashkohore me ate qytet ilir.  Ne shekullin e VI gjate pushtimit sllav vendi do te kish nje qender te banuar. Qyteti u quajt Corovode qe do te thote Uji i Zi (Çorna Vodo).Duke shfletuar dokumente Corovoda On Line spikat nje tjeter detaj ate te periudhes se bizantit. Mendohet se per shkak te mprehtesise se majave te maleve te zones, doli emertesa Skrapar si nje perifrazim i shkrepave te thepisur. Kjo gje i referohet shekullit XII. Qe ne kete shekull ka qene ne fakt prezente Kalaja e Skraparit qe ne dokumentat tane (quhet Keshtjella e Skraparit). Disa shekuj me vone ne XVII historiani turk E.Celebiu shkruante per keshtjellen e cuditshme te Skraparit (Kalaja e sotme). Ne shkrimet e tij nder te tjera ai thote se kalaja kishte nje perimeter prej 1000 hapash dhe brenda saj kishte 45 shtepi te mbuluara me tjegulla. Ne fillim te shekullit te XIX Sami Frasheri ne enciklopedine e tij Kamusul Alam, shkruante se Corovoda kish mbetur nje qender e krahines, nje nyje e kalimit te udhetareve e tregetareve dhe ka pasur vetem 3 hane dhe 2 dyqane dhe disa shtepi. Per te ardhur tek Corovoda e sotme, e cila ka nje ndertim infrastrukturor te bazuar ende nga i vetmi plan rregullues i qytetit te bere ne 1963.
Corovoda On Line
       
         
close