Koordinata X. Ndermarrja gjigande e Skraparit qe eksportonte pambarimisht **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Ndermarrja gjigande e Skraparit qe eksportonte pambarimisht

Fatjon Kaloci
15.4.12
Do te ndalemi pak ne nje tjeter Koordinate te se djeshmes te Skraparit. Corovoda On Line, i referohet disa te dhenave per ate qe do ishte nje prej ndermarrjeve me punesimin me te larte ne Corovode. Besohet se u vu ne gjendje pune ne 1956-1957. Produktet thuajse totalisht eksportoheshin jashte Shqiperise. Do te prodhohej, Vere, Raki, Musht, Alkool (per perdorim mjekesor), Rehani, Liker, Shampanje etj. Por specialiteti me i vecante e me i kerkueshem ishte Rakia e Skraparit si dhe Vera Malaga nje vere ne baze te saj qe kish edhe mjalte. Fillimisht u quajt NISH Vera emer ky qe tregonte edhe fokusin kryesor ate te prodhimit te veres, ne nje shumellojshmeri vere mjaft cilesore. Emertesa zyrtare ndryshoi edhe 2 here te tjera pas kesaj. Ky gjigand do te mbante me pas emrin NIKPN Nderrmarrja Industriale e Konsumit dhe Prodhimeve te Ndryshme ndersa me i fundit emertim deri prag 1990 do te ishte NGP Skrapar, Ndermarrja e Grumbullim Perpunimit Skrapar. Fillimisht numri i punetoreve nuk i kalonte 60 apo 70 kjo deri ne hyrjen e 1960. Gjate gjithe kohes fillestare puna asistohej edhe nga inxhinere ruse te cilet ndihmuan ne ideimin e saj. Por me kalimin e kohes, me shtimin e produkteve dhe sherbimeve numri i punetoreve shkonte me pas ne mbi 400 kjo ne harkun kohor 1960 – 1970 ku fillon shtimi i punetoreve e deri ne 1990. Ne brendesi te gjigandit te qytetit te vogel u instaluan 8 deri ne 12 vaska me teknologji moderne si pjese e repartit te prodhimit te pijeve alkoolike. Nuk ka nje date te sakte por besohet se ne mes te viteve 1960’ nje incident madje me i rendi ne kete sektor i morri jeten nje punetori qe punonte ne keto vaska ku fermentoheshin perberjet per prodhimin e rakise dhe veres. Reporte te gjalla te asaj kohe cituan per corovoda on line se shkaku tragjik mund te kishte ardhur nga asfiksia e tharmeve. Ky incident sherbeu edhe si nje mase me e forte per ecurine e kesaj ndermarrje me vone. Rreth vitit 1973 – 1974 inxhineret kimiste tashme vendas qe ishin specializuar testuan prodhimin e asaj qe ne mbare banoret e kohes do te mbetej kryefjala e mesditave dhe pasditeve te stines verore ne Corovode. Aranxhatat. Eksperimentimi rezultoi me sukses dhe ne thelb ishte nje perberje mes esencash dhe gaz. Gjidnadi do te behej vit pas viti vemendja e gjithe zones se Skraparit. Ne brendesi u shtua numri i reparteve te punes. Pervec pijeve alkoolike, do te vinin me pas prodhimet ne baze frutash, recele, komposto apo sektori tjeter i llokumeve, suxhukeve, dhe karameleve te cilat prodhoheshin ne mase. Per ata qe mbase nuk e dine, perpara 1957 tek vendi i quajtur MAPO ka qene thjesht nje godine 1 kateshe e gjate me permasat aktuale te nderteses qe ndodhet edhe sot perkrah godines se Bashkise Corovode (nga e majta). Edhe aty kishte nje Repart perpunimi qe ate kohe merrej me prodhimin e perpunimin e frutave dhe kryesisht ne prodhimin e recelnave dhe marmalates apo kompostove qe me pas kaluan tek NGP. Ne imazhin bashkengjitur Mozaiku i Skraparit qe ne shume etiketa pijesh alkoolike ishte imazh i produkteve
Corovoda On Line
       
         
close