Ne menyre te permbledhur kronologjike Corovoda On Line jep ne kete link disa nder datat me kulmore qe lidhen me Betejen e Tendes se Qypit, ne Skraparin 1944. Nje prej betejave me te pergjakshme te 1944. Nje lapidar i sotem per brezin e tanishem ve ne memo per kete ngjarje. Kjo konsiderohet mesymja e vetme ne Skraparin e pas 1942 ku Corovoda ishte e cliruar dhe ku nuk u sulmua dot. Luftimet rreth kesaj ngjarje Koordinata X i jep ne kronologji si me poshte:
10 Dhjetor 1944
10 Dhjetor 1944
I ardhur nga Potomi, Zylyftar Veleshnja zbret ne Corovode dhe bashke vepron me forcat e batalionit “Baba Abaz” si dhe batalionin “Misto Mame”. Te bashkuar sulmojne forcat armike ne Verzhezhe dhe Mollas.
Forcat gjermane qe ne 8 janar pra nje dite me pare ishin futur ne Vlushe te Skraparit. Ne daten 9 Janar 1944 ata pushkatojne 22 veta nga ky fshat.
11 Janar 1944
Forcat gjermane ne fshatin Krushove te Skraparit pushkatojne 39 veta. Po ate dite, ne fshatrat Faqekuq dhe Kapinove ata pushkatuna 20 partizane kryesisht nga zonat e Korces qe strehoheshin ne keto fshatra per kurim. Gjate ketij operacioni gjermanet pushkatuan gjithesej 114 veta ne Krahinen e Skraparit.
18 Janar 1944
Rreth 300 forca partizane te Grupit te Skraparit mblidhen ne fshatin Liqedh. Te strehuar ne shtepite e fshatareve te zones, aty riorganizohen batalionet “Riza Cerova” dhe “ Tefik Lapani”.
20 Janar 1944
Zhvillohet Beteja e Tendes se Qypit. Per shkak te numrit te madh te forcave gjermane, ne ndihme te Grupit Partizan te Skraparit, mberrijne fillimisht Batalioni i 3te i Brigades se Pare Sulmuese me komandant Mehmet Shehun dhe me pas duke u perforcuar edhe me batalionin e pare te kesaj brigade.
Luftimet e pergjakshme e te ashpra, detyruan forcat gjermane te terhiqeshin nga kjo zone. Vetem ne kete beteje, mbi 100 ushtare e oficere gjermane mbeten te vrare, ndersa nga partizanet rane deshmore 17 persona mes tyre 2 italiane qe iu bashkuan forcave partizane te Skraparit. Ne kete beteje u plagos rende edhe Zylyftar Veleshnja. Skrapari ne cdo 21 janar perkujton kete date. Madje Bashkia Corovode e vitit 2009 nje prej rrugeve te qytetit te Corovodes i ka vendosur emrin Rruga “21 Janari”, ne memorie te kesaj dite.
Corovoda On Line
Corovoda On Line