E hena qe lame pas per afro 50 minuta la nje situate te acaruar mes fjaleshkembimesh pa fund ne Zyren e Postes ne Corovode. Ngjarja ndodhi mengjesin e se henes 2 prill 2012 ndersa dhjetra pensioniste interesoheshin per Pensionet. Nuk u raportuan detajet por besohet se afatet e reja per datat kalendarike se kur mund te terhiqet pensioni mund te kene sherbyer si shkak bisedash per te kaluar me pas ne polemika me tone te larta e te ndersjellta. Nuk dihet nese datimi i ndarjes se pensioneve nje debat qe ka lindur me se fundmi ne Shqiperi per shkak te nje procesi kompjuterik databaze, mund te ndikoj ne pensionistet lokal te Corovodes. Zera informale theksojne se kjo mund te jete edhe nje menyre qe pensionistet ti drejtohen sherbimit me pagese te marrjes se pensionit permes Postes ne shtepite e tyre. Madje pensionistet besojne se kjo eshte nje prej arsyeve qe indirekt provokojne kete sherbim.
Corovoda On Line
Corovoda On Line